emigrant

Shënim/ Të jesh ngushtë në shtëpinë tënde. Plaç kur ikën, e plaç kur kthehesh

Postuar në 28 Tetor, 2015 17:44

Jetojmë në një shtet ku absurdi është kthyer në normë. Shqiptarët ikin nga vendi i tyre ashtu si 25 vite më parë kur muri që i mbante të ndarë me pjesën tjetër të botës u shemb e u thërmua fare. Përkufizimi për botën e lirë asokohe kishte një tjetër kuptim, sot termi vërtet nuk ka ndryshuar, ndërsa botëkuptimi ynë po. Se liria është vetëm një nga hallkat, fill pas kësaj zinxhiri ka pika të dobëta e mund të këputet në një tjetër vend.

Azilkërkuesit në BE, numri i tyre kalon rekordin e vitit 1992

Postuar në 16 Tetor, 2015 08:56

 Numri i kërkesave për azil, i paraqitur këtë vit në shtetet e Bashkimit Evropian, e ka kaluar rekordin e shënuar në vitin 1992, pas shpërbërjes së Jugosllavisë. Për dallim prej vitit 1992, kur gati dy e treta (444.000) e azilkërkuesve vinin prej shteteve evropiane, tani ka më së shumti sirianë dhe afganë, por qytetarët e Ballkanit Perëndimor paraqesin grupin e dytë për nga madhësia (155.045).

Nuk ndalet vala e emigrantëve nga Serbia në Hungari, kalojnë 4 mijë njerëz brenda natës

Postuar në 13 Shtator, 2015 09:44

Numri i emigrantëve që kanë hyrë në Hungari nga Serbia ka arritur një rekord të ri, gjatë të së 13 shtatorit. Më shumë se 4 mijë njerëz kaluan në këmbë kufirin nga Serbia, pikërisht në çastin që autoritetet hungareze po përfundonin përgatitjet për bllokimin e kufijve. Europa është duke luftuar me përballjen e një fluksi të madh njerëzish, kryesisht nga Siria që përpiqen t’i largohen dhunës dhe varfërisë. Hungaria është kritikuar për mënyrën se si ajo po merret me ata që kalojnë kufirin. Zyrtarët vlerësojnë se 175 mijë emigrantë kanë kaluar nga Serbia në Hungari deri tani gjatë këtij viti.

20 anije japin SOS në det të hapur, shpëtohen 4.400 emigrantë nga roja bregdetare italiane

Postuar në 23 Gusht, 2015 19:16

Emigrantët libianë vazhdojnë të rrezikojnë nëpërmjet detit. Roja bregdetare italiane njoftoi sot se u shpëtuan 4.400 emigrantë pranë bregdetit libian, pasi morën thirrje për ndihmë nga mbi 20 anije. Italia ka kryer prej kohësh operacione të tilla shpëtimi, duke marrë me qindra emigrantë të shpëtuar në brigjet e saj, por operacioni i sotëm ishte më i madh se zakonisht. Vetëm gjatë këtij viti, mbi 100 mijë persona kanë kaluar Mesdheun drejt Italisë. Udhëtimi është i vështirë për anijet e vogla të mbingarkuara që lundrojnë në ujëra të rrezikshme.

Gomonet me 3 mijë emigrantë japin alarmin SOS në detin Mesdhe, nisen ekipet e shpëtimit

Postuar në 22 Gusht, 2015 14:43

Agjensia italiane e lajmeve ANSA raporton se në zonë gjenden ekipet e shpëtimit, ndërsa shumë gomone me emigrantë rezikojnë të mbyten. Mbi 3 mijë emigrantë që ishin nisur nga Libia me gomone po shpëtohen nga rojet bregdetare italiane në kanalin e Siçilisë. Ekipet e shpëtimit arritën në vendngjarje pasi gomonet kishin lëshuar alarmin SOS. Të paktën 18 gomone me emigrantë kanë lëshuar alrmin për ndihmë që është verifikuar nga rojet bregdetare italiane dhe europiane.

Xhandarmeria serbe rreh emigrantë sirianë në zonën kufitare me Maqedoninë

Postuar në 22 Gusht, 2015 09:54

Agjensia e lajmeve “INA” raporton se xhandarmeria serbe ka rrahur dy emigrantë sirian në zonën kufitare në afërsi të fshatit Llojan. Kjo bëhet e ditur për “INA” nga banorë okularë dhe nga protagonistët e incidentit, të cilët kanë rrëfyer në një video të shpërndarë edhe tek banorët. “Ne kemi qenë në një distancë më të largët dhe kemi ndodhur rastësisht, kur kemi parë se si njësiti i xhandarmerisë serbe ka ndaluar dy emigrantët sirian dhe i ka rrahur, duke i urdhëruar se nuk mund të hyjnë në Serbi.

Subscribe to RSS - emigrant