Gomonet me 3 mijë emigrantë japin alarmin SOS në detin Mesdhe, nisen ekipet e shpëtimit

Postuar në 22 Gusht, 2015 14:43

Agjensia italiane e lajmeve ANSA raporton se në zonë gjenden ekipet e shpëtimit, ndërsa shumë gomone me emigrantë rezikojnë të mbyten. Mbi 3 mijë emigrantë që ishin nisur nga Libia me gomone po shpëtohen nga rojet bregdetare italiane në kanalin e Siçilisë. Ekipet e shpëtimit arritën në vendngjarje pasi gomonet kishin lëshuar alarmin SOS. Të paktën 18 gomone me emigrantë kanë lëshuar alrmin për ndihmë që është verifikuar nga rojet bregdetare italiane dhe europiane. Përveç atyre italiane, në zonë janë dërguar edhe anije shpëtimi norvegjeze, të inseruara në operacionin për shpëtimin e emigrantëve në detin mesdhe nga BE-ja. Ndërkohë, operacionet për shpëtimin e emigrantëve vazhdojnë akoma.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.