Nuk ndalet vala e emigrantëve nga Serbia në Hungari, kalojnë 4 mijë njerëz brenda natës

Postuar në 13 Shtator, 2015 09:44

Numri i emigrantëve që kanë hyrë në Hungari nga Serbia ka arritur një rekord të ri, gjatë të së 13 shtatorit. Më shumë se 4 mijë njerëz kaluan në këmbë kufirin nga Serbia, pikërisht në çastin që autoritetet hungareze po përfundonin përgatitjet për bllokimin e kufijve. Europa është duke luftuar me përballjen e një fluksi të madh njerëzish, kryesisht nga Siria që përpiqen t’i largohen dhunës dhe varfërisë. Hungaria është kritikuar për mënyrën se si ajo po merret me ata që kalojnë kufirin. Zyrtarët vlerësojnë se 175 mijë emigrantë kanë kaluar nga Serbia në Hungari deri tani gjatë këtij viti. Kryeministri hungarez Viktor Orban, ka premtuar të bllojkojë kufijtë e shtetit dhe të arrestojë çdo emigrant iliegal. Më shumë se 4 mijë ushtarë hungarezë kanë shkuar në ndihmë të policisë për të ndaluar emigrantët. Orban tha vendimi i arrestimit të çdo emigranti të paligjshëm që hyn në Hungari do të fiilojë nga 15 shtatori.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.