Xhandarmeria serbe rreh emigrantë sirianë në zonën kufitare me Maqedoninë

Postuar në 22 Gusht, 2015 09:54

Agjensia e lajmeve “INA” raporton se xhandarmeria serbe ka rrahur dy emigrantë sirian në zonën kufitare në afërsi të fshatit Llojan. Kjo bëhet e ditur për “INA” nga banorë okularë dhe nga protagonistët e incidentit, të cilët kanë rrëfyer në një video të shpërndarë edhe tek banorët. “Ne kemi qenë në një distancë më të largët dhe kemi ndodhur rastësisht, kur kemi parë se si njësiti i xhandarmerisë serbe ka ndaluar dy emigrantët sirian dhe i ka rrahur, duke i urdhëruar se nuk mund të hyjnë në Serbi. Më pas kemi xhiruar edhe në telefonat tonë këtë incident dhe dëshmitarin, por për shkaqe sigurie nuk mund ta japim videon, për shkak se aty dukemi edhe ne dy banorët e fshatit Llojan”, ka rrëfyer për INA, një banor i fshatit. Sipas tij, emigrantët janë tubuar mbi fshat vetëm disa dhjetëra metra nga kufiri me Serbinë dhe se nuk po lejohen të hyjnë në territorin e Serbisë. Emigrantët kanë theksuar se sapo të mbërrijnë në Gjermani apo Belgjikë, menjëherë do të denoncojnë rastin e dhunimit dhe rrahjes brutale nga autoritetet e Maqedonisë në kufirin me Greqinë, por edhe të xhandarmerisë serbe. Bëhet fjalë për mbi 200 gra dhe fëmijë, e personave të moshave të tjera që po kalojnë natën nën qiellë të hapur dhe me tenda në afërsi të kufirit me Serbinë. Ndërkohë, “INA” raporton se gjatë orëve të natës është rritur numri i tyre, pasi që autoritetet e Maqedonisë lejuan hyrjen në Maqedoni nga Greqia vetëm të familjeve me gra dhe fëmijë.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.