eleana zhako

Trupi është biografia e të vdekurit*

Postuar në 03 Mars, 2023 15:35

 

Parajsat e vërteta janë parajsat, që kanë humbur

Postuar në 28 Shkurt, 2023 22:14

 

Është autori, të cilit i detyrohemi jo vetëm poetikën absolute të kohës -  si shëruese, hakmarrëse, varrmihëse, ruajtëse e mësonjëse - por edhe përkufizimet më të përkora për dashurinë, vdekjen dhe shkatërrimin, që sjell zvetënimi i kohës.

Marsel Prust, i cili lindi në 10 qershor 1871, përfshihet në radhën e atyre ushtarëve të letërsisë, që duhet së pari t’i refuzojnë shumë herë, që të bëhen flamurtarë dhe burim referimi kohë më pas, kryesisht falë pezmit dhe besimit në vetvete dhe manisë së tyre me letërsinë.

Truri i foshnjes, nuk është “tabula rasa”

Postuar në 25 Shkurt, 2023 15:28

Një prej shkencëtarëve, që më shumë se kushdo tjetër, ka vendosur të vërtetojë që “gjërat janë ndryshe”, është pedagogu i Psikologjisë së Universitetit të Harvardit, Steven Pinker.

Përse do të martoheni me njeriun e gabuar

Postuar në 22 Shkurt, 2023 18:37

 

Thonë - dhe shumë herë është e drejtë - që zakonisht nuk martohemi me atë që dashurojmë. Është një e vërtetë, këmbëngulin pesimistët, që vlen për shumicën e njerëzve, pavarësisht racës e kombësisë, gjendjes ekonomike e nivelit arsimor. Por, përse ndodh kështu? Çfarë na shtyn drejt partnerit të gabuar ose më saktë drejt njeriut, që nuk e dashuruam në të vërtetë? Arsyet që parashtron Alain de Botton shpjegojnë se përse teksti i tij u bë kaq i njohur brenda pak orësh në “New York Times”:

Një nga dashuritë më emblematike dhe më të stuhishme në historinë e kinemasë

Postuar në 20 Shkurt, 2023 16:04

 

Letër e njerkës së Hirueshes, autorit të librit, Terrault

Postuar në 17 Shkurt, 2023 13:36

Dihet që prindërit, që duan të rrisin fëmijët e tyre sipas Pedagogjisë Pozitive, duhet që në radhë të parë të kenë të zhvilluar aftësinë e ndjeshmërisë. Aftësinë për të edukuar fëmijët, duke kuptuar ndjenjat e nevojat e tyre. Që të bëhet më e qartë aftësia e ndjeshmërisë, po marrim si shembull përrallën e Hirushes, por nga ana e njerkës së saj. Le t’i japim mundësinë asaj, të na shpjegojë arsyet e sjelljes negative ndaj Hirushes.

Çfarë (dhe ku) të mos hani në restorante: Një listë e artë nga Anthony Bourdain

Postuar në 15 Shkurt, 2023 16:48

Aq sa e madhe është dëshira e shijimit të pjatës së preferuar në një restorant të njohur apo qoftë edhe në një restorant lagjeje, po kaq i madh është zhgënjimi për dikë, kur diçka nuk shkon mirë. Dhe në botën e restoranteve, shumë gjëra mund të shkojnë keq. Për më tepër, Anthony Bourdain e njihte mirë këtë gjë. Dhe ngaqë e konsideronte ushqimin si shijimin më të epërm, që nuk duhet të fshehë rreziqe të pakëndshme, përveçse që qe shef e producent, ishte gjithashtu misticist, këshilltar i fshehtë dhe portretist i shumë njerëzve të kuzhinës.

Kur inteligjenca artificiale shkruan përralla për fëmijë

Postuar në 07 Shkurt, 2023 21:13

 

Klaudia Kardinale, “Një grua nga Italia është si qielli i Lombardisë”

Postuar në 01 Shkurt, 2023 15:05

Claude Joséphine Rose Cardinale, e njohur në botë me emrin Claudia Cardinale, lindi në 15 prill 1938 në Tunizi, kur Tunizia qe ende koloni franceze, që do të thotë se në më pak se tre muaj do të bëhet 85 vjeçe. “Por, një grua nga Italia është si qielli i Lombardisë. Kaq e bukur, kaq e mrekullueshme, kaq e paqtë”, shkruajnë Stefano Montefiori dhe Aldo Cazzullo nga Corriere della Sera, në parathënien e një interviste të gjatë që dha për ta aktorja e famshme, një prej divave të periudhës së artë të kinemasë italiane.

Décadrage colonial

Postuar në 24 Janar, 2023 18:23

 

Décadrage colonial” (Duke ç’kornizuar kolonializmin) është një ekspozitë e tjetërllojtë dhe interesante në kuadrin e ekspozitave të shumta, që i ofron Muzeu Pompidu vizitorëve të tij. Për më tepër, vizitorit nuk i duhet të paguajë një biletë përkatëse, politikë e cila përshtatet me frymën e ekspozitës në fjalë, e cila përfundon në 27 shkurt të këtij viti. 

Pages

Subscribe to RSS - eleana zhako