dosja

Roli kompromentues i policisë shqiptare në operacionin e drogës dhe pse u vonua urdhërarresti për Balilin

Postuar në 16 Maj, 2016 13:43

Urdhërarresti ndërkombëtar për Klemend Balilin pritet të lëshohet brenda kësaj jave nga autoritetet greke siç zbulon portali, "The Toc. gr", referuar burimeve të policisë greke. Në shkrim thuhet se ka interes të shihet se si do të lëvizin autoritetet shqiptare pasi të lëshohet urdhër arresti ndërkombëtar për Balilin. http://www.thetoc.gr/koinwnia/article/ti-apokaluptei-i-dikografia-gia-to....

Mbyllet hetimi për Kserën, gati të dalë para gjykatës

Postuar në 06 Maj, 2016 11:57

Prokuroria e Tiranës ka përfunduar hetimin dhe dërgon për gjykim ish-ministrin e Punës dhe Çështjeve Sociale, Spiro Ksera, për 4 ish-vartës të tij dhe administratorin e një kompanie private, pasi akuzohen se kanë vjedhur rreth 30 milionë lekë të reja, nëpërmjet procedurave fiktive për realizimin e disa aktiviteteve të pazhvilluara.

Çështja “Shullazi” në fokus. Berisha publikon materiale të reja

Postuar në 17 Prill, 2016 20:39

Ish-kryeministri Berisha publikon një dokument që sipas tij vërteton se Emiljano Shullazi eshte de fakto bashkepronar i Vollges ne Durres. Kartela i Përket Zyrës së Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme në Durrës dhe përcakton se Emiljano Shullazi është pronar i një hoteli në Durrës, bazuar në një regjistrim të vitit 2014.  Me 15 dhjetor të vitit të shkuar, kompania "Saudi Brothers" ia kalon pjesen e saj me dhurim Emiljano Shullazit, qe figuron bashkepronar me familjen Kodra. Ne dokument shkruhet se Shullazi eshte pronar i vetem i nderteses me siperfaqe 1129 meter katrore.

Zbardhet dosja për serverin e tatimeve: Të dhënat u klonuan nga audituesit

Postuar në 24 Tetor, 2015 12:37

Zbardhet vendimi i Prokurorisë për çështjen e Serverit të Tatimeve, raporton “News 24”. Prokurorët Julian Zonja dhe Antoneta Sevdarasi në materialin prej 15 faqesh kanë parashtruar të gjitha argumentet se përse kjo çështje duhet pushuar dhe përse nuk ka vepër penale për të dy kallëzimet e bëra si nga ana e Drejtoreshës së Përgjithshme të Tatimeve Briseida Shehaj ashtu dhe nga ish-drejtori i IT i këtij institucioni Renald Rista. “News 24” ka arritur të sigurojë vendimin e plotë të Prokurorisë së Tiranës e cila ka vendosur në muajin qershor pushimin e çështjes.

Pages

Subscribe to RSS - dosja