deshifrimi

Deshifrohet kromozomi mashkullor

Postuar në 05 Shtator, 2023 15:35

Një ekip shkencëtarësh ka deshifruar më të fund kromozomin mashkullor Y, duke hapur rrugën për të kuptuar më mirë zhvillimin mashkullor, fertilitetin dhe sëmundjet e transmetuara gjenetikisht.

Kromozomi Y është pjesa e fundit misterioze e gjenomit njerëzor. Y është njëri nga dy kromozomet seksuale – kromozomi X është tjetri – dhe zakonisht kalohet nga prindi mashkull tek pasardhësit meshkuj.

Njerëzit kanë dy kromozome seksuale në çdo qelizë. Meshkujt kanë një kromozom Y dhe një X, ndërsa femrat kanë dy kromozome X, me disa përjashtime.

Një amator britanik deshifron kodin e shpellave të Epokës së Akullnajave

Postuar në 06 Janar, 2023 15:59

Jeta gjatë epokës së akullit në Evropë gjendet e dokumentuar përmes vizatimeve në shpella. Njerëzit e asaj epoke, të cilët jetonin kryesisht me gjueti, kanë regjistruar informacione të detajuara rreth jetës së kafshëve rreth tyre, të cilat nukishin deshifruar deri tani. Vizatimet datojnë të paktën 20 000 vjet më parë. Por i pari që zbuloi se shenjat e lëna nga njeriu i lashtë në shpella lidheshin me ciklet e jetës së kafshëve u bë nga një njeri që nuk ka lidhje me arkeologjinë.

Deshifrohet kodi sekret i Ferdinandit të Aragonës

Postuar në 05 Shkurt, 2018 11:14

Shërbimet sekrete spanjolle kanë arritur të deshifrojnë kodin e vjetër sekret të përdorur në letërkëmbim nga mbreti Ferdinandi i Aragonës(1452-1516), që konsiderohet një ndër monarkët më të famshëm të vendit. Kodi konsiston në 200 ose më shumë karaktere dhe ai është përdorur në letërkëmbimin e tij me Gonzalo de Cordoba ku flitet për strategjinë ushtarake gjatë fushatave në Itali në fillim të shekullit të 16-të.

Zbulimi/Luvianët, aktorët kryesorë pas "Njerëzve të Detit" që i dhanë fund Epokës së Bronzit në Mesdhe

Postuar në 11 Tetor, 2017 13:06

Një ekip arkeologësh zviceranë dhe hollandezë mendojnë se i kanë dhënë fund një prej dilemave më të mëdha për Mesdheun antik: shkatërrimi i qytetërimeve të epokës së bronzit. Nga gjetjet e shumta arkeologjike, sidomos në Mesdheun Lindor, është verifikuar një valë shkatërrimi masiv në thuajse të gjitha qytetet bregdetare çka çoi në rënien e atij që quhej qytetërimi i epokës së bronzit. Viti 1200 p.e.s është kyç në këtë datim që deri më sot ka mbetur peng i hipotezave nga më të ndryshmet.

Subscribe to RSS - deshifrimi