cmimi i naftes

Balluku, ministrja: Ulni çmimet e karburantit, ose do ju djegin!(video)

Postuar në 12 Mars, 2022 15:08

MCN Tv ka zbardhur sot një pjesë nga diskutimi mes ministres Belinda Balluku dhe përfaqësuesve të operatorëve të hidrokarbureve në treg, ku duket qartë presioni që ajo ushtron për uljen e çmimit. Ministrja madje u kujton biznesmenëve edhe rrezikun social nga rritja e çmimit, duke kërkuar prej tyre që të pranojnë ulje fitimi në kushtet e tanishme, përpara sesa “t’i djegin” siç u shpreh ajo.

Pas protestave, qeveria merr përsipër monitorimin e çmimit të naftës

Postuar në 11 Mars, 2022 10:44

Kryeministri Edi Rama thirri sot në takim furnizuesit e naftës në vend, pas rritjes së çmimeve, që gjeneruan protesta në qytetet kryesore të vendit. Rama i vuri ata në dijeni  për një akt të ri normativ, me anë të të cilit legjitimohet ngritja e një bordi që i jep qeverisë mundësinë të hyjë në administrimin e furnizimit. Çmimet e pamiratuara nga bordi në fjalë, sipas kryeministrit, do t’u kushtojnë licencën pikave të karburantit.

Cikli aktual i çmimit të naftës përfundoi

Postuar në 24 Tetor, 2016 10:57

Ka pak ditë që në tregun shqiptar është reflektuar një rritje deri në 10 lekë për litër e çmimit të naftës. Grosistët ia faturojnë ndryshimit në bursa dhe rritjes tarifës vjetore të rilicensimit të karburanteve. megjithatë ky ndryshim duket se do të jetë nisja e një periudhe të re për shtrenjtimin e çmimit të naftës. Ministri i Energjisë i Arabisë Saudite, Khalid al-Faleh, u shpreh sot se cikli i uljes së çmimit të naftës ka prekur fundin, në një kuadër përmirësimi të parimeve bazë të tregut. “Cikli aktual i çmimit përfundoi.

Shtrenjtimi i tarifës së rilicencimit pengon uljen e çmimit të naftës

Postuar në 22 Dhjetor, 2015 10:07

Në renditjen e Global Petrol Price, Shqipëria është ngjitur në 20 vendet me çmimin më të shtrenjtë të naftës në botë, nga e 47-a më që ishte një vit më parë, si rrjedhojë e rënies së çmimeve me ritme shumë më të ulëta se në bursa dhe në shtetet e tjera…
Teksa nafta në bursat ndërkombëtarë ka arritur gjatë ditës së sotme në nivelet më të ulëta të 11 viteve, duke u këmbyer me rreth 34.3 dollarë për treguesin referencë europian (Brent), në Shqipëri një litër naftë vijon të shitet me pakicë nga 160-168 lekë për litër.

Protestë për çmimin e naftës në Tiranë

Postuar në 02 Shtator, 2015 13:15

“Nisma Thurje” apelon sot në Facebook për pjesëmarrje në protestë për çmimin e naftës. Protesta do të jetë në formë parakalimi, me makina apo biçikleta, ditën e shtunë, në orën 18:00. “UL TAKSAT E NAFTES! Proteste! Te shtunen, 5 Shtator, Ora 18:00. Protesta do te jete nje parakalim ne forme parade me makina, bicikleta apo ne kembe (secili sipas mundesise).

Subscribe to RSS - cmimi i naftes