Protestë për çmimin e naftës në Tiranë

Postuar në 02 Shtator, 2015 13:15

“Nisma Thurje” apelon sot në Facebook për pjesëmarrje në protestë për çmimin e naftës. Protesta do të jetë në formë parakalimi, me makina apo biçikleta, ditën e shtunë, në orën 18:00. “UL TAKSAT E NAFTES! Proteste! Te shtunen, 5 Shtator, Ora 18:00. Protesta do te jete nje parakalim ne forme parade me makina, bicikleta apo ne kembe (secili sipas mundesise). Diten e shtune, ne oren 18:00 ju ftojme qe te mblidhemi me makina (kush ka mundesi), me bicikleta (kush deshiron e mundet), me kembe apo edhe me karroca mjafton te mblidhemi☺ te Sheshi Nene Tereza (krahu I rektoratit) per te vazhduar para Kryeministrise. Nese nuk reagojme asgje nuk do te ndryshoje!!! SHPERNDAJE dhe FTO sa me shume miq!”, shkruan Nisma në profilin e vet në Facebook. Kryeministri tha se debati për çmimin e naftës është i stisur, por edhe në qoftë kështu, ai është sërish i lartë.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.