borshi

Borshi jashtë procesit të regjistrimit të pronave

Postuar në 12 Korrik, 2020 18:03

Në Borsh banorët janë në pritje të inspektorëve të Kadastrës për të rinisur tentativën e tretë të regjistrimit të pronave, por pa rezultat.

Gjatë prezantimit të këtij procesi, kreu i Kadastrës, Artan Lame, nuk e përmendi këtë vijë bregdetare si pjesë të procesit.

Kryeplaku i Borshit, Ritvan Hajdini, në një intervistë telefonike për TVT tha se asnjë nga inspektorët e Kadastrës nuk është dukur për të kryer regjistrime, dhe kjo sipas tij ndodh për shkak të interesave të mëdha që luhen në këtë zonë.

Dhurata e ndarjes së re administrative, luftë kullotash mes Delvinës dhe Borshit

Postuar në 10 Qershor, 2017 14:03

Ka disa ditë që bëhet e ditur nga media lokale për një problem që ka lindur me kullotat në Borsh.çështja është krijuar nga një vendim i Bashkisë Delvinë që i kalon kullotat, tradicionalisht të Borshit, delvinjotëve. Një problem ky i vjetër, por që së fundmi është krijuar nga dy qendra vendimmarrëse të LSI-së: Bashkia Delvinë dhe Ministria e Mjedisit. Banorët e Borshit kanë protestuar sot duke paralajmëruar se do të mbrojnë meçdo mjet atë që e cilësojnë si të tyren.

Subscribe to RSS - borshi