Borshi jashtë procesit të regjistrimit të pronave

Postuar në 12 Korrik, 2020 18:03

Në Borsh banorët janë në pritje të inspektorëve të Kadastrës për të rinisur tentativën e tretë të regjistrimit të pronave, por pa rezultat.

Gjatë prezantimit të këtij procesi, kreu i Kadastrës, Artan Lame, nuk e përmendi këtë vijë bregdetare si pjesë të procesit.

Kryeplaku i Borshit, Ritvan Hajdini, në një intervistë telefonike për TVT tha se asnjë nga inspektorët e Kadastrës nuk është dukur për të kryer regjistrime, dhe kjo sipas tij ndodh për shkak të interesave të mëdha që luhen në këtë zonë.

Hajdini thotë se gjatë ndarjes së pronave nuk ka pasur një komision të posaçëm për këtë zonë, çka ka sjellë edhe përplasje mes banorëve.

Tentativa e tretë për regjistrimin e pronave synon të përfshijë rreth 16 mijë e 500 prona private dhe 5200 prona shtetërore.

Ndërsa parashikohet që të zgjidhet çështja e pronësisë për rreth 8000 banorë në Jug.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.