BIRN

Investimet ‘strategjike’ në turizëm ngrihen mbi prona të kontestuara

Postuar në 13 Nëntor, 2017 23:33

Ndërtimi i karabinave në plazhin e Palasës në jug të Shqipërisë thuajse ka përfunduar, një vit pasi kryeministri Edi Rama, në cilësinë e kryetarit të Këshillit Kombëtar të Rregullimit të Territorit, firmosi lejen për ndërtimin e resortit turistik “Green Coast.”

Ky resort është vlerësuar nga qeveria shqiptare si një investim strategjik në turizëm, çfarë i siguron investitorit mbrojtje shtesë ligjore deri në shpronësim për interes publik ndaj pretendimeve mbi pronësinë e tokës ku po ndërtohet.

Informimi nuk është shërbim publik – interpretimi nga Gjykata e Fierit

Postuar në 22 Gusht, 2017 11:02

BIRN shkruan sot për një vendim të gjykatës së Fierit që dëshmon sa nivelin formal të gjyqtarëve të caktuar, aq edhe mentalitetin e vendimmarrjes për tema shumë delikate siç është e drejta për të informuar dhe informimi si shërbim publik.

Çështja nis në vitin 2015.

Edhe VOA investohet në pastrimin e drejtësisë, materialin e Prokurorisë e promovon si gazetari investigative të BIRN (Video)

Postuar në 07 Dhjetor, 2016 11:03

Investimi shumëplanësh i amerikanëve për reformën në drejtësi duket se ka hyrë në një fazë të dytë, atë të mediatizimit të rasteve të korrupsionit në gjyqësor, përmes seksioneve të shpallura si gazetari investigative, në rastin konkret rrjeti BIRN. Materiali që ka parë dritën e publikimit është një përgjim ndaj gjyqtarit të Sarandës, Rasim Doda i arrestuar për rryshfet.

Dy standardet e opozitës, deputetë apo zëdhënës interesash?

Postuar në 28 Janar, 2016 20:22

Opozita përmes dy deputetëve të saj, Florion Mima dhe Sherefedin Shehu kanë dalë kundër nismës së qeverisë për ngritjen e sistemit elektronik të raportimit të TVSH-së për bizneset. Dy deputetët përfaqësojnë ekspertizën e Partisë Demokratike në fushën e financave duke qenë se kanë mbajtur postet e ministrit dhe zv/ministrit të Financave.

BIRN: Ja afaristja që ka marrë tenderin 86 mln USD të hemodializës

Postuar në 22 Tetor, 2015 20:35

Nga Aleksandra Bogdani, Besar Likmeta, BIRN

 

Në rrugën “Barrikada” në periferi të Beratit, një bar- kafe pa emër mban dyert hapur në pritje të klientëve të paktë. Lokali në ngjyrë gri dhe çadra ngjyre violë është bosh mesditën e së mërkurës, me përjashtim të një tavoline mbi trotuar, ku qëndron i ulur me një shishe birre në dorë pronari-Sali Fetiu dhe një bashkëmoshatar i tij.

Pages

Subscribe to RSS - BIRN