armatimi

500 mijë euro blerje armësh (dhe snajperash) pa garë dhe pa njoftim paraprak

Postuar në 17 Qershor, 2016 16:54

Drejtoria e Policisë së Shtetit ka lidhur tri kontrata për blerje armatimi për policinë, duke ndjekur procedurën “Me negocim, pa shpallje paraprake të njoftimit të kontratës”. Informacioni bëhet publik në buletinin e muajit maj të Agjencisë së Prokurimit Publik ku rezulton se blerjet janë kërkuar të ndara konkretisht në:

Blerje pistoletash 9x19 mm në vlerë 23 527 560 lekë me TVSH.

Blerje pushkësh 5.56x45 mm në vlerën 29 394 000 lekë me TVSH

Blerje snajpersash model “Sako M10” për një vlerë prej 15 820 099 lekësh me TVSH.

Bullgaria aprovon paketë 1.4 miliardë dollarë për rinovimin e flotës detare dhe asaj ajrore

Postuar në 06 Prill, 2016 15:51

Parlamenti bullgar ka miratuar një paketë financimi prej 1.4 miliardë dollarësh për rinovimin e flotës ajrore dhe asaj detare. Programi i qeverisë në këtë drejtim parashikon blerjen e avionëve të rinj, modernizimin e avionëve ekzizstuese Mig-29 dhe blerjen e dy anijeve patrulluese.  Programi do të duhet të përfundojë së zbatuari në vitin 2023. Bullgaria është anëtare e NATO-s dhe një vend që bashkë me Rumaninë përballen me Rusinë në Detin e Zi. Para disa muajsh edhe Serbia njoftoi blerje të mëdha armësh në Rusi, të cilat kryeministri serb i vlerësoi si “difensive”.

Fundi i monopolit të Tomahwak

Postuar në 10 Tetor, 2015 16:39

Sulmi nga Kaspiku i flotës ruse drejt objektivave në Siri ka provuar hapur se monopoli anglo-amerikan në përdorimin e raktave të ngjashme nga pikëpamje funksionale me “Tomahawk” ka përfunduar. “The Daily Beast” shkruan se deri më sot, edhe vëzhguesit më të afërt të ushtrisë ruse, njihnin një version rakte, të quajtur SS-N-27, kurse versioni i fundit, quhet SS-N-30. Ndryshimi sipas analistëve ushtarakë që citon “The Daily Beast” është se ky i fundit mbulon një distancë prej 1000 miljesh, kurse versioni i parë shkonte deri në 150 km.

Pages

Subscribe to RSS - armatimi