Fundi i monopolit të Tomahwak

Postuar në 10 Tetor, 2015 16:39

Sulmi nga Kaspiku i flotës ruse drejt objektivave në Siri ka provuar hapur se monopoli anglo-amerikan në përdorimin e raktave të ngjashme nga pikëpamje funksionale me “Tomahawk” ka përfunduar. “The Daily Beast” shkruan se deri më sot, edhe vëzhguesit më të afërt të ushtrisë ruse, njihnin një version rakte, të quajtur SS-N-27, kurse versioni i fundit, quhet SS-N-30. Ndryshimi sipas analistëve ushtarakë që citon “The Daily Beast” është se ky i fundit mbulon një distancë prej 1000 miljesh, kurse versioni i parë shkonte deri në 150 km. “Kjo duhet ta shqetësojë Pentagonin”, tha analisti i çështjeve ushtarake Eric Wertheim. Dhe në fakt trajektorja e raketave të lëshuara – 26 gjithësej – u monitorua nga afër. Disa burime amerikane deklaruan se disa prej tyre ranë në Iran, ndërkohë që milicia kurde i filmoi ato edhe mbi veriun e Irakut:

Fushata në Siri po i shërben Rusisë për të deklaruar se është rikthyer, se ajo e ka mbyllur distancën me Perëndimin në fushën ushtarake dhe me operacionet në Krime, siç u pranua gjerësisht, ka dhënë edhe shembullin e parë të një lufte të një lloji të ri, për të cilat ka nevojë për strategji të reja. http://www.thedailybeast.com/articles/2015/10/09/russia-s-new-mega-missi...

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.