Të përfshirë në trafik droge, në pranga ish shoqëruesit e Saimir Tahirit

Create: 07/02/2021 - 14:17

Emri ish  ministrit të brendshëm Saimir tahiri është rikthyer sërish në skenë këtë të premte. Gjatë  operacioni ndërkombëtar kundër trafikut të drogës, korrupsionit, abuzimit me detyrën dhe pastrimit të parave i ndërmarrë nga autoritetet shqiptare dhe Antimafias Italiane dhe që po zhvillohetnë katër shtete, Shqipëri, Itali , Spanjë dhe Mal të Zi janë arrestuar edhe dy ish oqëruesit e ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri. Bëhet fjalë për Agustin Dedën dhe Hekuran Markun në kohën e kryerjes së veprave penale në vitin 2016  ishin me detyrën e prestarëve të grupit te shoqërimit të ish- Ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri. Por prej 4 vitesh ata nuk janë më pjesë e strukturavë të polcisë së shtetit. “Masat e sigurisë personale janë ekzekutuar, edhe per një administrator publik (drejtor), nje prokuror, tre zyrtar të larte te policisë e dy punonjes te tjere policie, këta dy të fundit në kohën e kryerjes së veprave penale – në vitin 2016 –  me detyrën e pjestarëve të grupit te shoqerimit të ish – Ministrit të Brendshëm”, shkruhet në njoftimin e SPAK.  Operacioni në fjalë zbuloi grupet kriminale dhe zyrtarë të lartë të drejtësisë të përfshirë në krim. Shefi i Trafikut të Antidrogës, Ilirjan Balla  është i përfshirë drejtpërdrejt në trafikun e drogës si një ndër organizatorët. nNga operacioni në 4 shtete janë sekuestruar mbi 6 ton lëndë narkotike të tipit marijuanë, kokainë e hashash, me vlerë mbi 55 milionë euro, për një sasi totale prej rreth 14 milion dozash që dalin nga shpërndarja me pakicë. Janë sekuestruar 12 pasuri të paluajtshme si apartamente, troje, restorante, 4 shoqëri tregtare dhe disa automjete, te cilat arrijnë në vlerën e disa miliona euro.

 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.

About Author