Blloku Shkenca

Rreth një e katërta e studimeve shkencore mund të zhduken nga interneti

Postuar në 05 Mars, 2024 23:02

Një pjesë e mirë e artikujve shkencorë nnuk po arkivohen dhe ruhen siç duhet. Një studim i kryer me më shumë se shtatë milionë publikime dixhitale tregon se sistemet në këtë drejtim nuk ia dalin të mbajnë ritmin me rritjen e rezultateve të kërkimit.

Rezultatet e studimit u publikuan në Journal of Librarianship and Scholarly Communication.

Pse e humbëm bishtin?

Postuar në 29 Shkurt, 2024 11:39

Nëse sot ecim duke mbajtur trupin drejt, pa na u dashur të përdorim një bisht të gjatë si një ekuilibrues, për këtë i detyrohemi një fragmenti të vogël të ADN-së, e cila 25 milionë vjet më parë u fut aksidentalisht në një gjen përgjegjës për zhvillimin. të bishtit, duke e bërë atë të zhduket.

Ndryshimi, i cili ndodhi në një paraardhës të përbashkët të njerëzve dhe majmunëve antropomorfë, rezultoi shumë i dobishëm për kalimin nga jeta në pemë në jetën në tokë dhe u ruajt përgjatë evolucionit.

Ku lind dëshira seksuale

Postuar në 28 Janar, 2024 22:49

Një qark i vetëm i trurit mund të jetë përgjegjës për dëshirën seksuale të mashkullit, raporton një studim i ri mbi minjtë.

Studiuesit kanë veçuar te minjtë një rajon të trurit që kontrollon interesin seksual, epshin, sjelljen e çiftëzimit dhe kënaqësinë.

Ky rajon përdor të dhëna ndijore nga mjedisi për të dalluar gjininë e një miu tjetër.

ChatGPT në listën e “Nature” për shkencëtarët e vitit

Postuar në 17 Dhjetor, 2023 15:51

Çdo dhjetor, revista “Nature” zgjedh 10 figura të njohura që kanë dalë në faqet e saj përgjatë vitit. Në listën e publikuar për këtë vit, revista ka përfshirë një entitet jonjerëzor për herë të parë. ChatGPT, një robot i aftë për t'iu përgjigjur pyetjeve dhe për të zhvilluar biseda në një mënyrë pak a shumë inteligjente, ka ndihmuar në shkrimin e punimeve akademike, artikujve të përmbledhur shkencorë dhe përgatitjes së dokumenteve që janë përdorur për të aplikuar për grante kërkimore.

ADN-ja e Ballkanit

Postuar në 09 Dhjetor, 2023 16:27

Nga shekulli i VII e.s. (koha e rënies së Perandorisë Romake të Perëndimit), një numër i madh njerëzish emigruan nga Evropa Lindore. Ky emigrim që njihet si ardhja e popullsive sllavishtfolëse ka sjellë si rezultat që banorët e sotëm të Ballkanit të kenë 30%-60% prejardhje sllave.

Evolucioni/Ndoshta trurin do ta përdorim për diçka tjetër

Postuar në 28 Nëntor, 2023 17:13

 

Një intervistë interesante dhe me sqarime të nevojshme. Jean-Jacques Hublin, paleoantropolog shumë i njohur frëng, flet për El-Pais në një bisedë që hedh dritë mbi çështjet kryesore të disiplinës së tij, por edhe shyrtimit të kujdesshëm terminologjik të zbulimeve të herë pas hershme që në media kalojnë për ngjarje sensacionale.

Historia e njerëzimit në ADN-në e morrave

Postuar në 17 Nëntor, 2023 18:27

Një pjesë e historisë njerëzore, siç është përhapja ende e debatuar e njerëzve të parë në kontinentin amerikan, është shkruar në ADN-në e shoqëruesve tanë 'besnikë', me të cilët kemi jetuar për mijëra vjet: morrat.

Konkluzioni del nga një studimi i kryer nga Universiteti i Floridës dhe i botuar në revistën “Plos One”, i cili analizoi 274 variacione gjenetike të vëzhguara te morrat nga 25 vende të ndryshme.

Kimia e përjetësisë së mjaltit

Postuar në 12 Nëntor, 2023 11:45

Mjalti është gjetur shpesh me artefakteve në varre, në enë të vjetra, ruajtur në gjendje të përkryer. Mjalti është një nga ushqimet e pakta që nuk prishen me kalimin e viteve.

Kripa, sheqeri dhe orizi i tharë janë disa prej tyre. Pyetja pse mjalti ruhet në gjendje të përkryer edhe pse kalojnë shekuj i ka bërë kuriozë në radhë të parë arkeologët.

Dy vjet pa fotosintezë

Postuar në 04 Nëntor, 2023 22:15

Asteroidi që goditi Tokën 66 milionë vjet më parë ndali për dy vjet fotosintezën.

Japonezët “dëgjojnë” bisedat e bimëve

Postuar në 27 Tetor, 2023 14:30

Një grup studiuesish nga Universiteti i Saitamas në Japoni kanë "dëgjuar" për herë të parë në kohë reale një "bisedë" mes bimëve.

Pages

Subscribe to RSS - Blloku Shkenca