Historia e njerëzimit në ADN-në e morrave

Postuar në 17 Nëntor, 2023 18:27

Një pjesë e historisë njerëzore, siç është përhapja ende e debatuar e njerëzve të parë në kontinentin amerikan, është shkruar në ADN-në e shoqëruesve tanë 'besnikë', me të cilët kemi jetuar për mijëra vjet: morrat.

Konkluzioni del nga një studimi i kryer nga Universiteti i Floridës dhe i botuar në revistën “Plos One”, i cili analizoi 274 variacione gjenetike të vëzhguara te morrat nga 25 vende të ndryshme.

Edhe pse të bezdisshëm, morrat mund të konsiderohen ndër shoqëruesit më besnikë të njeriut: parazitë pa krahë që ushqehen me gjakun tonë prej mijëvjeçarësh dhe kanë evoluar bashkë me ne për të mbijetuar, madje edhe duke na ndjekur gjatë migrimeve.

Krahasimi i gjenomit të morrave nga 25 vende ka nxjerrë në pah një sërë dallimesh: 274 variacione gjenetike nga të cilat mund të rindërtohen disa momente në historinë njerëzore. Disa nga këto variacione kanë bërë të mundur, për shembull, konfirmimin e dy valëve të ndryshme të migrimit njerëzor drejt Amerikës, e para që ndodhi mbi 10 mijë vjet më parë nga Azia përmes ngushticës së Beringut, e dyta me kolonizimin evropian pas 1500-ës.

Në fakt, analizat bënë të mundur evidentimin e dy popullatave të morrave: njëra e shpërndarë në të gjithë botën dhe tjetra e përhapur në Evropë dhe Amerikë. Ka edhe një lloj morrash që është një përzierje midis të dyjave dhe gjendet vetëm në Amerikë, një përzierje që mendohet se ka ardhur për shkak të takimit të morrave që çuan njerëzit e parë në Amerikë me valën e mëpasshme të evropianëve.

Studiuesit thonë se duke analizuar markuesit gjenetikë, në të ardhmen do të jetë e mundur të rindërtohen më në detaje këto dinamika dhe të kuptohen më mirë disa nga aspektet ende të paqarta të mbërritjes së njeriut të parë në Amerikë, moment për të cilin ende ka paqartësi, veçanërisht në lidhje me kohën e mbërritjes në rajonet jugore.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.