Blloku Opinion

Italia dhe shkëputja që nuk u bë kurrë

Postuar në 03 Tetor, 2022 22:29

 

Në rikthimin e radhës të prirjes për analiza etike dhe paralajmëruese mbi fashizmin, që e shohim të demonstruar në sportelet e librarive (të mos e ngatërrojmë në këtë pikë me librat e vërtetë të historisë, ata janë krejt gjë tjetër), sivjet është ngritur më së shumti tema “Pse jemi ende fashistë”, duke zbritur më tej në “Nuk jemi ndarë përfundimisht nga fashizmi”, “Pse Italia ka mbetur akoma te Musolini” e të tjera, ndjekur nga moralizma dhe fajësime.

Pse politikës po i rrinë larg më të mirët?

Postuar në 27 Shtator, 2022 00:56

 

Pse nuk është në gjendje Mbretëria e Bashkuar, një vend me tradita dhe institucione solide, të nxjerrë një kryeministër serioz? Pse demokratët në ShBA mbështeten te një politikan plak për të mundur Donald Trump, ndërkohë që republikanët janë po ashtu të paaftë të gjejnë liderët e duhur? Dhe për ta përgjithësuar pyetjen, pse politika nuk tërheq më mendjet dhe talentet më të mira kudo në botë?  

Mikpritje shqiptare, apo përulje ndaj më të fuqishmit?

Postuar në 24 Shtator, 2022 23:05

 

Sikur të taksohej budallallëku!

Postuar në 06 Shtator, 2022 22:11

 

Që në vitet e para të krijimit të tyre shtetet dhe perandoritë kanë shfaqur zell të jashtëzakonshëm në fushën e taksimit. Në Babiloni thuhet që njerëzit duhet të pagonin taksë për të varrosur të dashurit e tyre, në Romë duhet të pagoje taksë për të rritur dele apo për të peshkuar, në Bizant ishte e vështirë të diktoje një aktivitet apo burim të vetëm që nuk taksohej, kurse në Perandorinë Osmane taksohej mes të tjerash edhe besimi në Krisht dhe Jehvah (besimi në Allah nuk taksohej). 

Engjëj dhe demonë

Postuar në 25 Gusht, 2022 17:57

 

Diskutimet që dëgjohen sot kaq shpesh të përsëriten, mbi fundin e historisë dhe fillimin e një epoke post-njerëzore dhe post-historike, harrojnë faktin e thjeshtë se njeriu është përherë në aktin e të bërit njerëzor dhe ndaj edhe në atë të ndaluarit së qenit i tillë dhe për ta thënë kështu, për të vdekur për njerëzoren. Pretendimi i arritjes së një animaliteti, apo humanizmi të përmbushur të njeriut në fund të historisë, nuk merr parasysh këtë mospërmbushje konstituive të qenies njerëzore.

Liderët e brishtë të Perëndimit

Postuar në 24 Korrik, 2022 17:53

 

“E ardhmja është Italia dhe ajo e ardhme është e zymtë”. Ky është titulli i një komenti të botuar në New York Times pas dorëheqjes së Mario Draghi-t. Analizat e amerikanëve për Italinë nuk janë gjithmonë të besueshme. Megjithatë, ata tradhtojnë një bindje të përhapur gjerësisht: kriza politike italiane është pjesë e një rënieje të përgjithshme të lidershipit, akoma më shqetësuese sepse ndodh në sfondin e problemeve serioze: një luftë në zemër të Evropës që tashmë është harruar pjesërisht; një ekonomi drejt recesionit. Sfidat e perandorive autoritare me ambicie hegjemoniste.

Marrëdhënieve greko-ruse u mungon thellësia strategjike

Postuar në 18 Korrik, 2022 15:27

 

Ka patur një tension të dukshëm në raportet greko-ruse qëkur Athina firmoi Marrëveshjen e Prespës me Maqedoninë e Veriut në vitin 2018. Ndërkohë, Rusia u përshtat me faktin që Greqia i përket kampit perëndimor që me luftën e Krimesë më 2014 dhe veproi proporcionalisht. Kjo nuk do të thotë se Moska nuk është përpjekur të fitojë ndikim mes një seksioni të elitës politike greke kohë pas kohe, por nuk jam aq I sigurtë se është përpjekur ndonjëherë seriozisht të nxjerrë Greqinë nga shtegu perëndimor.

Koha të flasim për neuroprocesorët

Postuar në 09 Korrik, 2022 15:27

 

Kaspersky njoftoi së fundmi investimin në Motiv NT, që po zhvillon një neuroprocesor të vetin, “Altai”. Le të shohim se çfarë janë neuroprocesorët, si dallojnë ata nga procesorët konvencionalë dhe pse kjo fushë duket shumë premtuese në termat e zhvillimit të teknologjisë kompjuterike. 

Tru kompjuter 

Origjina e SARS-CoV-2 duhet kërkuar në SHBA

Postuar në 06 Korrik, 2022 20:35

 

A kemi edhe Ne një diplomaci kulturore?

Postuar në 03 Korrik, 2022 21:20

 

Më 22 Qershor 2022, këngëtari i njohur grek Janis Parios dha një koncert të madh e të suksesshëm në Tiranë, plot katër dekada pas ardhjes së tij të parë artistike në Shqipëri, në vitin 1978. Në atë periudhë, vizita e tij kryhej në kuadrin e diplomacisë kulturore, me anë të së cilës të dy vendet, konkretisht Greqia dhe Shqipëria synonin të thellonin marrëdhëniet e tyre dypalëshe.

Pages

Subscribe to RSS - Blloku Opinion