Blloku Në Vëmendje

Sekuestrohet inceneratori i Tiranës

Postuar në 01 Gusht, 2023 12:36

Prokuroria e Posaçme, SPAK, ka vendosur sekuestrimin e inceneratorit të Tiranës “Integrated Energy”.

Nga provat hetimore rezulton se shtetasit Klodian Zoto dhe Mirel Mërtiri kanë përdorur persona dhe shoqëri të tjera për të fshehur gjurmët si pronarët e vërtetë të shoqërisë koncesionare “Integrated Energy B.V SPV” sh.p.k.

Zoto dhe Mërtiri dyshohet të kenë falsifikuar faturat duke përfituar 409 milionë lekë.

Vendimi për sekuestrimin e inceneratorit të Tiranës është marrë më 28 korrik nga GJKKO, dhe është ekzekutuar ditën e sotme. Njoftimi i SPAK:

A mësohet në shkolla për krimet e “komunizmit”?

Postuar në 30 Korrik, 2023 19:07

Në një kronikë të përcjellë nga MCN vihet në dukje injoranca e dobishme mesa duket e një brezi mbi periudhën e komunizmit. Enver Hoxha është hero, thonë disa adoleshentë. 

Policë, prokurorë e biznesmenë/ Të gjithë të pleksur me krimin

Postuar në 28 Korrik, 2023 19:37

Përgjimi i bisedave në “Sky” dhe Enchro chat” ka hedhur dritë mbi një vrasje dhe tri tentativa për vrasje, ngjarje që lidhen me arrestimet e kryera me kërkesë të SPAK të enjten.

Në pranga ranë ish-shefi i Forcave Operacionale, Oltion Bistri, drejtuesi i Prokurorisë së Kukësit, Xhevahir Lita, dhe ish-polici Ardit Hasanbega, biznesmeni Pëllumb Gjoka dhe disa të tjerë.

Komunikimi i përgjuar zbardhi rolin e Ervis Martinajt dhe biznesmenit Pëllumb Gjoka në porositjen e vrasjes së Gjin Ndojit për 110 mijë euro.

26.4 milionë euro nga taksa e arsimit, por mësimi në Tiranë bëhet ende me turne

Postuar në 23 Korrik, 2023 20:21

Prej 8 vitesh, Bashkia e Tiranës mbledh taksën e arsimit. Taksa me vlerë 150 lekë të reja paguhet nga çdo familje e kryeqytetit në faturën e ujit. Synimi është që përmes fondit që krijohet të përmirësohen kushtet në shkolla.

Raportimi/Dializë falas në Prizren për shqiptarët, kosovarëve u merren 150€/seanca në Shqipëri

Postuar në 21 Korrik, 2023 23:32

Në rubrikën e vet “Arbëri”, gazeta “Koha Ditore” publikon një shkrim me titullin: Shqipëria refuzon t’i trajtojë falas kosovarët në hemodializë.

"Jemi në mes të një recesioni demokratik prej 20 vjetësh"

Postuar në 16 Korrik, 2023 23:17

Në një intervistë me Kathimerini, profesori i Universitetit të Stanfordit, politologu dhe studiuesi i marrëdhënieve ndërkombëtar, Francis Fukuyama, flet mbi sfidat me të cilat përballen shtetet autoritare dhe "legjitimitetin" e tyre në botën moderne.

Guroret në Borizanë, banorët: Shpërthimet kryhen me nitrat

Postuar në 15 Korrik, 2023 15:29

Dhuna në Borizanë, disa ditë më parë, riktheu në vëmendje dëmin e madh që shkaktojnë guroret, të cilat janë hapur jo më larg se 50 m nga shtëpitë e banorëve. Fshati u kthye në “parajsën” e atyre që merren me këtë biznes pas një VKM të vitit 2018 për ta shpallur malin e Krujës Peizazh të Mbrojtur Natyror.

Mbyllja e “Ballkanit të Hapur”, sanksioni i parë ndaj Serbisë

Postuar në 15 Korrik, 2023 01:07

Diplomati dhe publicisti Shaban Murati shkruan në gazetën “Dita” se vendimi për daljen e Shqipërisë nga “Ballkani i Hapur” erdhi si pasojë e presionit direkt gjerman. 

Burimi ynë diplomatik perëndimor thekson gjithashtu se presioni i Gjermanisë mbi kryeministrin e Shqipërisë për të mbyllur pjesëmarrjen në “Ballkanin e hapur” serb mund të cilësohet si hapi i parë i masave ose i sanksioneneve të planifikuara të Gjermanisë ndaj Serbisë.

Llogari Departamentit të Shtetit: Pse ndërhyni në zgjedhje të ndershme në Kosovë? Serbia nuk del nga orbita ruse

Postuar në 14 Korrik, 2023 00:05

Gjatë një seance dëgjimore të Komitetit të Punëve të Jashtme në Dhomën e Përfaqësuesve në SHBA, më 22 qershor, republikani Keith Alan Self pyeti zëvendësndihmës sekretarin e Byrosë së Çështjeve Evropiane dhe Euroaziatike, Douglas D. Jones, në lidhje me qëndrimin e Departamentit të Shtetit për zgjedhjet në Kosovë. Duke vënë në dukje probleme në mënyrën sesi Departamenti i Shtetit menaxhoi atë që u quajt kriza në Veriun e Kosovës: 

WMO: El Niño do të thyejë rekorde temperature gjatë 2023

Postuar në 10 Korrik, 2023 14:35

Fenomeni El Niño do të vijojë edhe përgjatë gjysmës së dytë të vitit 2023. Një përditësim i Organizatës Botërore Meteorologjike (WMO) parashikon se gjasat për një El Niño aktiv deri në fund të këtij viti janë 90%. "El Niño do të rrisë shumë gjasat për të thyer rekorde të temperaturës dhe për të shkaktuar nxehtësi më ekstreme në shumë pjesë të botës dhe në oqean", tha sekretari i Përgjithshëm i WMO, prof. Petteri Taalas.

Pages

Subscribe to RSS - Blloku Në Vëmendje