Blloku Në Vëmendje

Testi i drogës për deputetët, merr shumë “vota” pro online

Postuar në 17 Gusht, 2015 15:35

“Balkanweb”, që është një ndër faqet me trafikun më të lartë në internetin shqip, publikon rezultatet e përgjigjeve ndaj një pyetjeje direkte për lexuesit: A duhet të bëhet testi i drogës për deputetët siç ka propozuar Partia Demokratike? “Balkanweb” e quan këtë sondazh, por në fakt ajo është një test i kufizuar që të lejon gjithsesi të marrësh një perceptim. Përgjigjet janë të tilla që flasin në favor të testit: “Në sondazhin që mori 2338 vota gjithësej, 2000 lexues kanë votuar pro testit të drogës dhe 338 kundër”, shkruan agjencia në fjalë.

Mashtrimi 4G

Postuar në 16 Gusht, 2015 00:08

Nisma ‪#‎Thurje‬ pershendetje! Jam shume i shqetesuar me kete supermashtrimin e internetit 4G të propaganduar aq shume nga kompanite celulare. Një gjë më duket e dyshimte: Si ka mundesi që të gjitha keto kompani pretendojne se jane të parat ne 4G ,kur dihet dhe eshte diskutuar gjeresisht në media, se për të qene aktiv sherbimi 4G duhet të liroheshin ato frekuencat e famshme, qe i ka bllokuar me kohe DigitAlbi, të cilat sherbyen si molle sherri edhe për procesin e dixhitalizimit të medias, gje e cila eshte zvarritur pafund.

Administrata/Luftë ndaj atyre që nuk kanë mbështetje

Postuar në 13 Gusht, 2015 16:16

"Shkruhet shume e per gjithfarelloj gjerash ne median e shkruar dhe ate elektronike, por kurrkush nuk kujtohet te shkruaj qofte edhe dy germa dhe eshte lene totalisht ne heshtje nje problem shume i rende qe prek nje pjese te konsiderueshme te te gjitheve ne. Askush nuk flet per MOBBING ne zyrat e administrates shqiptare. Sesi eprorët/et abuzojnë duke terrorizuar psikologjikisht, ekonomikisht e duke fyer, cenuar dinjitetin e kercenuar me buken e gojes nepunesit dhe specialistet e thjeshte ne administraten publike shteterore.

Taksa progresive, dikur një dashuri me shikim të parë. Kurse sot...

Postuar në 07 Gusht, 2015 17:17

Këto deklarata janë bërë në tetor 2012 gjatë një takimi të Edi Ramës, askohe në opozitë, në Elbsan. Taksa progresive dukej formula magjike e daljes nga kriza. Kanë kaluar 3 vjet dhe sot mbetet vetëm...

Na ishte një herë Akti Normativ i vitit 2013

Postuar në 05 Gusht, 2015 20:40

Akti Normativ për buxhetin aktual nuk prek buxhetet e ministrive. Kështu sqaron sot Ministria e Financave e cila gjithsesi shton se ulen disa shpenzime. Mendohet se këto ndryshime lidhen me mosrealizimin e të ardhurave. Në vitin 2013, diskutohej sërish një Akt Normativ, por për kujtesë, ja sesi e argumentonin ndërhyrjen në buxhet asokohe, disa titullarë të qeverisë së tanishme:

Pages

Subscribe to RSS - Blloku Në Vëmendje