Na ishte një herë Akti Normativ i vitit 2013

Postuar në 05 Gusht, 2015 20:40

Akti Normativ për buxhetin aktual nuk prek buxhetet e ministrive. Kështu sqaron sot Ministria e Financave e cila gjithsesi shton se ulen disa shpenzime. Mendohet se këto ndryshime lidhen me mosrealizimin e të ardhurave. Në vitin 2013, diskutohej sërish një Akt Normativ, por për kujtesë, ja sesi e argumentonin ndërhyrjen në buxhet asokohe, disa titullarë të qeverisë së tanishme:

Edi Rama: “Qeveria jonë Kryeministria dhe ministritë do të kushtojë më pak se qeveria e para 23 qëershorit. Shkurtimi është kryer dhe do ta shikoni vetë në buxhetin e vitit të ardhshëm se mbajtja e administratës së nivelit të parë do të kushtojë më pak se administrata e kaluar. Ne jemi këtu për të qeverisur për shqiptarët dhe me shqiptarët. Për të qeverisur për ata që na dhanë 1 milionë vota dhe për ata që ju i latë rrugëve. Përgatituni bashkë me ata të oborrit që të paguani shumë më shumë se keni fituar shumë më shumë”.

Ditmir Bushati: “Akti normativ që po diskutojmë shkurton me rreth 21 milionë lekë buxhetin e ministrisë së jashmë, nga 63 milionë që kishte në plan. Hallet nuk na i zgjidh akti normativ, por jemi në kushtet e mospasjes së një alternative tjetër, sjemi këtu për medalje apo trofe, jemi për të përmirësuar ekonominë shqiptare. Do doja shumë sikur një nga kolegët e opozitës të më thotë se kemi alternativë tjetër. Ambasada sot është kthyer në një vend qokash, është kthyer në një agjenci lobiste, të 55 përfaqësitë që kemi në botë operojnë pa strukturë, pa organikë, janë shndërruar në konvikte, sepse kanë futur të gjithë motrat e vëllezërit, ku cdo gjë zgjidhet po të marrësh në telefon ndonjë njërin nga ata”.

Erjon Veliaj: “Akti normativ po bëhet për të shëruar ekonominë tonë, ne i kemi votat nuk është problemi tek miratimi i këtij akti, por ajo që në po themi është që ta mbajmë përgjegjësinë bashkë, që mund të mos biem dakord për shumë çështje të tjera, por duhet të biem dakord të paguajmë këtë faturë, sepse në fund të fundit është faturë që nuk e krijuam ne, këto shifra i konsumoi qeveria tjetër. Kemi marrë mjaftueshëm borxh për të mos na kapur shqiptarët prej “mënge” dhe të thonë u çuat nga tavolina pa paguar”.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.