Blloku Në Vëmendje

CEZ, gropa ku kanë dorën të gjithë. 32 milionë euro dëm vetëm për 2014-ën: 11 mln euro dëm mbifaturim ndaj konsumatorëve. “Bie” marrëveshja e Mirëkuptimit...

Postuar në 26 Shtator, 2015 16:34

CEZ është një gropë që i merr të gjithë brenda. Dy javët e fundit, opinioni u njoh me disa të dhëna dhe akuza që lidhen me praktikat e uljes së çmimit të shitjes së energjisë nga KESH drejt CEZ në vitete 2010-2011-2012, përmes të cilave mendohet se janë krijuar dëme ekonomike të mëdha. Në qendër të ciklonit u vu Ilir Meta, që siç po duket puna, e ka kaluar edhe kësaj radhe valën e goditjes. Mirëpo paradokset me CEZ nuk po ndalen.

Ministri i Kondomit!

Postuar në 25 Shtator, 2015 23:20

Si një vend që drejtësinë e kemi pak a shumë të ngjashme me Pakistanin, siç na e tha ambasadori Lu, kemi nevojë të ecim përpara për të kapur standarde që do na afronin me vende më të civilizuara ose perëndimore. Me karrotën e integrimit po mbushim 25 vjet që ushqehemi nga politika, e cila ka premtuar çfarë i ka ardhur në kokë nga çeqet, dollarët, Europën e deri tek cilësia e rërës dhe e diellit.

Saimir Tahiri rrëfen për Audin: Makinën e kushërinjve e kam përdorur për të shkuar me pushime, po jo për drogë

Postuar në 25 Shtator, 2015 08:39

Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri në emisionin “Top Story” e nisi fjalën e tij duke u ndalur tek operacionet kundër mbjelljes së hashashit. Sipas Tahirit, presioni i policisë ka detyruar zhvendosjen e mbjelljes së bimës narkotike në zonat më të thella të vendit. Ai tha se lufta ndaj fenomenit mbetet ende një sfidë për Policinë e Shtetit. Gjatë emisionit “Top Story” është folur më në gjerësi në lidhje me akuzat e tjera të rënda të ngritura ndaj ministrit të Brendshëm, ndër të tjera edhe përfshirja e drejtpërdrejtë e tij në aktivitete kriminale si trafiku i drogës.

Elvis Mataj, dëshmitari i mbrojtur i CEZ, vëllai i ish-këshilltarit të Berishës

Postuar në 24 Shtator, 2015 21:57

Elvis Mataj, personi  që ka statusin e dëshmitarit të mbrojtur në çështjen CEZ faktohet që mund të ketë patur lidhje jo vetëm me LSI-në, por edhe me ish-kryeministrin Berisha. Gazeta “Tema” ka zbuluar se Elvis Mataj është vëllai i Endri Matajt, ish-këshilltar i kryeministrit Berisha nga viti 2009 deri në vitin 2012.

Ujë çezme apo ujë shisheje?

Postuar në 24 Shtator, 2015 13:40

Me siguri që e keni dëgjuar të treguar nga prindërit, të afërmit , por mund ta keni përjetuar vetë kohën kur shishet plastike përdoreshin për zbukurim. Shishja e coca-colës ishte ajo që sfidonte fuqishëm edhe kukullën e porcelanit si ndër objektet më me vlerë në apartamentet tona modeste të para viteve ‘90. Shishet plastike ishin simbol në atë kohë, pasi kishim kaq pak prej tyre. Sigurisht sepse kishim ujë të pijshëm nga çezma dhe sado naive mund të tingëllojë, plastika hynte në punë vetëm për dekorim.

Basha politikë me mesazhin e Kurban Bajramit, Nishani i mërzitur nga sherret, Rama mjaftohet me një kartolinë

Postuar në 24 Shtator, 2015 10:57

Është bërë traditë që paria politike të jetë në pararojë të urimeve për Basha politikë me mesazhin e Kurban Bajramit. Edhe këtë vit presidenti, kryeministri dhe kreu i opozitës uruan që pa gdhirë besimtarët muslimanë për festën e Kurban Bajramit.
Edi Rama u mjaftua me një kartolinë, ndërsa kryetari i opozitës përcolli një mesazh sa fetar aq edhe politik, duke bërë thirrje për ndërmarjen e akteve që i shërbejnë të mirës shoqërore në kushtet e një ekonomie të tronditur dhe në rrënim.

Po Diana Bejko ç'mendon për skandalin e CEZ? Zv/ministrja u shkarkua se nuk pagoi 13 mijë lekë drita

Postuar në 24 Shtator, 2015 00:02

U bë kokë turku për të legjitimuar moralin e qeverisë përballë ndjesisë së represionit që shkaktoi aksioni kundër debitorëve të energjisë elektrike. Të gjithë e mbajmë mend lajmin e bujshëm të 17 dhjetorit të kaluar kur kryeministri Rama shkarkoi nga detyra zv/ministren e Mjedisit, Diana Bejko pasi rezultoi të kishte 13 mijë lekë detyrime të papaguara për një shtëpi në plazhin e Velipojës. Me këtë akt kryeministri dha shembullin e forcës ose forcën e shembullit për një shtet të së drejtës ku të gjithë janë të barabartë përpara ligjit.

"Elbasan Arena” kthehet në Gulag për ndeshjen Shqipëri - Serbi

Postuar në 23 Shtator, 2015 12:24

Afrimi i ndeshjes Shqipëri-Serbi ka vënë në gatishmëri shtetin shqiptar. Ka ditë që tani lexohen lajme për angazhim forcash masive, kontrolle nga toka e ajri, angazhim të Shërbimit Informativ e deri në ndalim të tifozëve ultras në disa pjesë të stadiumit. “Panorama Sport” shkruan se çmimi i biletës ka arritur deri në 1000 euro dhe padyshim që përgjegjëse për këtë është Federata Shqiptare e Futbollit. Sikur të mos mjaftonin këto, shqetësimi po rritet edhe për dhunën që po vjen nga policia. Ka disa ditë që ka ankesa nga tifozeria për dhunën e policisë në stadiume e askush nuk do të dijë më.

Kotzias mbetet ministër i Jashtëm, s'ka ndryshim në politikën greke për Shqipërinë

Postuar në 23 Shtator, 2015 09:47

Rikonfirmimi i Aleksis Tsipras si kryeministër fitues i zgjedhjeve mban të pandryshuar kursin e Greqisë edhe sa i përket politkës së jashtme dhe asaj të mbrojtjes. Dy nga emrat që nuk do të lëvizin nga postet janë pikërisht ministri i Jashtëm Nikos Kotzias dhe ai i mbrojtjes Panos Kamenos.
Riformatimi i qeverisë greke nuk ka prekur në veçanti këto dy ministri që lidhen me politikën e jashtme dhe atë të sigurisë.
Nikos Kotzias, do të jetë në krye të diplomacisë greke të paktën edhe në 4 vitet e ardhshme për të çuar përpara një politikë të Greqisë për Balllkanin.

Këshilltari i Nishanit jep dorëheqjen. I doli pseudonimi si bashkëpunëtor i Sigurimit

Postuar në 22 Shtator, 2015 12:03

Jo pak protagonist, këshilltari për Mbrojtjen i presidentit Bujar Nishani, Piro Ahmetaj, ka dhënë dorëheqjen pas përplasjeve të vazhdueshme me deputetët e mazhorancës mbi implikimet e politikës në çështje kriminale dhe raportin me të shkuarën si bashkëpunëtorë të ish-Sigurimit të Shtetit.

Pages

Subscribe to RSS - Blloku Në Vëmendje