Blloku Ekonomi

Pse po vonon reçesioni në SHBA?

Postuar në 22 Korrik, 2023 15:47

Shtetet e Bashkuara të Amerikës i shpëtuan reçesionit jo për shkak të normave të larta të interesit të vendosura nga Rezerva Federale, por nga koroporatat. Një prej strategëve të tregut financiar, Albert Edwards, i bankës “Société Générale”, mendon se lëvizjet e korporatave që kanë përfituar nga pandemia dhe lufta në Ukrainë për të rritur fitimet e tyre, në kushtet e një situate shumë të rrallë dhe jashtë rendit normal të tregut. Kjo ka krijuar një anomali që në thelb ka shtyrë recensionin në SHBA, ndonëse nuk e ka shmangur.

Mirupafshim Britani e Vogël, përshëndetje Europë e vogël!

Postuar në 22 Korrik, 2023 15:22

Askush nuk di të thotë “Jo” më mirë sesa francezët. Charles De Gaulle i tha dy herë "Jo" kërkesës së Britanisë për t’iu bashkuar Tregut të Përbashkët Europian; Jacques Chirac i tha “Jo” luftës në Irak dhe Emmanuel Macron këtë javë tregoi me gishtin poshtë ndaj Fiona Scott Morton, akademikes amerikane nga Yale për postin e ekonomistes kryesore në drejtorinë e fuqishme të konkurenës në BE

Gjobë amerikane për Deutsche Bank

Postuar në 20 Korrik, 2023 19:58

Rezerva Federale e SHBA ka gjobitur Deutsche Bank të Gjermanisë dhe filialet e saj në SHBA me 186 milionë dollarë për dështimin në adresimin e duhur të problemeve të kontrollit të pastrimit të parave, të evidentuara më parë nga rregullatori amerikan.

Kjo nuk është gjoba e parë e FED për Deutsche Bank. Në 2015 dhe 2017, banka gjermane është gjobitur për të njëjtat arsye, që rrjedhin nga kontrollet e pamjaftueshme në marrëdhëniet e Deutsche me degën estoneze të Danske Bank.

Formula që e bëri Gjermaninë ekonominë më të madhe të Europës nuk funksionon më

Postuar në 14 Korrik, 2023 15:49

Kompanitë më të mëdha gjermane po ikin nga atdheu. Gjiganti gjerman i fertilizuesve, BASF, është njëri prej tyre. Në treg prej më shumë se 150 vjetësh, një nga markat më të famshme "Made in Germany", BASF ka tashmë një kompleks modern në Kinë, në të cilin ka investuar plot 10 miliardë dollarë.

Pse po ikim?

Postuar në 04 Korrik, 2023 16:29

Është bërë e vështirë të matësh dhe parashikosh psikologjinë e përgjithshme të shoqërisë në këtë vend. Ta zëmë, mania për të emigruar mbetet e lartë, ajo kthehet e rikthehet në formë valësh apo histerie, por nuk e humb asnjëherë tërheqjen e vet. Arsyet kryesore të ikjes: ekonomike. Por duhet të ketë diçka më shumë, që duhet hulumtuar mirë.

1500$/muaj/Mungesë barinjsh në Turqi

Postuar në 30 Qershor, 2023 13:03

Gazeta turke “Hurriyet” shkruan se në Turqi ka mungesë barinjsh për tufat e bagëtive.

Pamundësia për të gjetur barinj(ose çobenj) është bërë problem më i madh thuajse në të gjitha rajonet ku kullotet gjëja e gjallë. Pronarët e tufave thonë se nuk mund të gjejnë as edhe në barit ë huaj, lëre më një turk

shkruan gazeta.

Një “botë” alternative pa dominimin e dollarit

Postuar në 24 Qershor, 2023 12:01

Vendet e BRICS janë angazhuar muajt e fundit për të shmangur përdorimin e dollarit, monedhë që sipas tyre i ka vënë në disavantazh. BRICS është shkurtesë për Brazilin, Rusinë, Indinë dhe Kinën, të cilave në vitin 2010 iu bashkëngjit edhe Afrika e Jugut, të gjitha tregje në zhvillim që së bashku përbëjnë 1/3 e ekonomisë globale dhe 40% të popullsisë së botës.

Gjykata e Lartë lë në fuqi sekuestron e portit të Sarandës

Postuar në 15 Qershor, 2023 18:29

Gjykata e Lartë ka lënë në fuqi sekuestron e Portit të Sarandës, duke hedhur poshtë rekursin e dy kompanive “Concord Investment” sh.p.k. e Artan Dulakut dhe “Kastrati Group” sh.a. e Shefqet Kastratit. Dy kompanitë në fjalë ankimuan vendimin e marrë nga Gjykata e Posaçme kundër Krimit dhe Korrupsionit më 24 shkurt 2023, për vënien nën sekuestro të “Bazës Ndihmëse të Limionit, Sarandë”. Kjo e fundit është bazë e Forcave Detare, e cila është dhënë me koncesion dy kompanive.

Sipas deklaratave tatimore grekët mezi mbyllin vitin

Postuar në 05 Qershor, 2023 12:27

Vallë nuk ka Greqia njerëz të pasur?

Këtë pyetje shtron sot gazeta “Kathimerini” në një shënim që merr në shqyrtim deklaratat e tatimpaguesve ku sipas saj “vihen re disa gjëra të çuditshme”.

Sipas letrave…vetëm 27 000 taksapagues deklarojnë një të ardhur individuale më shumë se 100 mijë euro në vit, ndërkohë që katër në çdo 10 persona duket se jetojnë me 5000 euro/vit

shkruan gazeta.

“Do të habitesha nëse Britania shmang recesionin në dy vitet e ardhshme”

Postuar në 02 Qershor, 2023 13:55

Brexit ishte “gabim historik ekonomik” që ka ndikuar në rritjen e inflacionit të lartë në Britani, thotë ish-shefi i Thesarit në SHBA, Larry Summers.

Ai shprehet se do të ishte "shumë i befasuar" nëse Britania shmang një recesion në dy vitet e ardhshme, pasi problemet ekonomike të saj janë “sinqerisht më akute se sa në shumicën e vendeve të tjera të mëdha”.

Politika ekonomike e Mbretërisë së Bashkuar ka pasur të meta thelbësore për disa vite,” tha ai për programin "Today" të "BBC Radio 4".

Pages

Subscribe to RSS - Blloku Ekonomi