Blloku Ekonomi

Digjitalizimi i kadastrës nuk po jep rezultate

Postuar në 21 Gusht, 2023 16:31

Mbyllja e plotë e sporteleve fizike të Kadastrës nuk ka dhënë ende rezultatin që pritej sa i takon shkurtimit të kohës në marrjen e shërbimit për qytetarët. Këshilltari i Dhomës Kombëtare të Noterisë, Fatmir Laçej, thotë se që prej digjitalizimit të Kadastrës nga 5655 aplikime normale, përgjigje kanë vetëm 1300 prej tyre. Laçej thotë për MCN TV se sistemit i duhet dhënë kohë për të shfaqur rezultatet e pritura.

Fiskalizimi në Serbi sjell ndëshkime për bizneset

Postuar në 21 Gusht, 2023 15:25

Në Serbi është prezantuar sistemi i fiskalizimit, që presupozon gjurmim në kohë reale të transaksioneve financiare mes bizneseve dhe bizneseve me klientë fundorë. Në një raportim në mediat serbe, është vënë në dukje se nga kontrollet e ushtruara në bazë edhe të gjurmimit të transaksioneve janë marrë masa për mbylljen e 66 njësive të ushtrimit të biznesit për shkak të shkeljeve të konstaturara.

Falimenton China Evergrande, frikë se kriza kineze mund të eksportohet

Postuar në 18 Gusht, 2023 13:35

China Evergrande, gjiganti kinez i pasurive të paluajtshme ka paraqitur kërkesën për faliment dhe ka kërkuar mbrojtje nga kreditorët në një gjykatë në Manhatan. Kompania e zhytur në borxhe i është drejtuar gjykatës në bazë të nenit 15 të ligjit amerikan për falimentin, i cili mbron kompanitë e huaja nga paditë e kreditorëve, të cilët kërkojnë t’u ngrijnë asetet në SHBA.

Rikthehen trenat në Europë

Postuar në 15 Gusht, 2023 16:32

Trenat po rikthehen në Europë. Paris-Vjenë ka shitur 70% të biletave që nga hapja e linjës në dhjetor 2021. Niset në ora 7:30 nga Parisi dhe është në Vjenë në orën 10 për një biletë 30 euro. Për lidhje direkte edhe TrenItalia parashikon krijimin e një linje direkte me Parisin dhe Madridin duke nisur nga fundi I vitit 2024, pas suksesit të pabesueshëm të linjave direkte Milano-Paris, Torino-Lion. Paris-Berlin vihet në punë nga fundi i vitit 2023 me një linjë të shpejtësisë së lartë që e çon udhëtimin në 7 orë.

Shifra dhe probleme për Agroturizmin

Postuar në 09 Gusht, 2023 13:05

Në një shkrim   për revistën ekonomike “Monitor” Prof. Asoc. Shpresim Domi shkruan rreth zhvillimit të Agrotuirzmit në Shqipëri, që promovohet shumë edhe nga përfaqësues të qeverisë. Siç ndodh rëndom, nismat për biznes vijnë edhe me keqkuptime të ndryshme për atë që është në të vërtetë sektori, ndonëse çdo investim duhet mirëpritur. Në vendin tonë, Agroturizmi paraqet megjithatë probleme karakteristike që lidhen kryesisht edhe me funksionimin e ligjit dhe standardet.

Kriza e vajit/ Mes luftës dhe ndryshimit të klimës

Postuar në 08 Gusht, 2023 19:38

Tregu botëror i vajit vegjetal është në një moment transformimi, për një sërë arsyesh, të cilat kanë çuar në uljen e disa prodhimeve, rritjes së të tjerave dhe luhatjeve të çmimeve që prekin kryesisht Evropën.

Diskutime që Mali i Zi të kthehet në qendër të Kriptomonedhave

Postuar në 08 Gusht, 2023 14:21

Media në rajon po raportojnë për disa lëvizje që sugjerojnë se Mali i Zi po mendon të legalizojë industrinë e kriptomonedhave. Opinionet duken të ndara sidomos për faktin e gjithëpranuar se kriptomonedhat krijojnë hapësirë për pastrim masiv të parave të zeza.

Inteligjenca artificiale, bekim apo mallkim për ekonominë

Postuar në 07 Gusht, 2023 15:45

 

Një amerikane ikën, një "amerikan" vjen në BE

Postuar në 04 Gusht, 2023 13:50

Emmanuel Macron bëri çmos që amerikania Fiona Scott Morton të mos merrte drejtimin e Komisionit për Konkurencën në BE, vetëm pse ajo ishte amerikane, por edhe sepse kishte përvojë pune me kompanitë e teknologjisë. Mirëpo emri tjetër që pretendon detyrën është sërish një amerikan. Ose të paktën shtetas amerikan.

Jam krenar që kjo rrugë do na lidhë me serbët, me shqiptarët etnikë në Kosovë dhe shqiptarët në Tiranë

Postuar në 26 Korrik, 2023 14:36

Jam krenar që kjo rrugë do të na lidhë ne si me serbët, ashtu edhe shqiptarët etnikë në Kosovë. Me shqiptarët etnikë në Prishtinë, si dhe serbët në Graçanicë dhe me shqiptarët në Tiranë dhe Durrës

Kështu është shprehur ndër të tjera presidenti serb, Aleksandër Vuçiç gjatë inaugurimit të autostradës Nish-Merdarë.

Le t’u shpjegohem serbë dhe të gjithë të tjerëve që nuk duan të shohin të ardhmen : do të jetë një ndër rrugët me më shumë trafik në 20-30 vjet

Pages

Subscribe to RSS - Blloku Ekonomi