Falimenton China Evergrande, frikë se kriza kineze mund të eksportohet

Postuar në 18 Gusht, 2023 13:35

China Evergrande, gjiganti kinez i pasurive të paluajtshme ka paraqitur kërkesën për faliment dhe ka kërkuar mbrojtje nga kreditorët në një gjykatë në Manhatan. Kompania e zhytur në borxhe i është drejtuar gjykatës në bazë të nenit 15 të ligjit amerikan për falimentin, i cili mbron kompanitë e huaja nga paditë e kreditorëve, të cilët kërkojnë t’u ngrijnë asetet në SHBA.

Hapi i ndërmarrë nga China Evergrande, i cili shpreson të kufizojë dëmin në këtë mënyrë, rrezikon të ndikojë përtej kufijve të dy vendeve. Kriza nisi në vitin 2021 dhe nuk përjashtohet që pandemia të ketë luajtur rol. China Evergrande në atë kohë tha se kishte probleme financiare dhe borxhe prej 300 miliardë dollarësh. Vendimi për të aplikuar për faliment erdhi si befasi dhe befasoi edhe vetë investitorët, pasi grupi kishte njoftuar shtyrjen e mbledhjes së kreditorëve për ristrukturimin e borxhit offshore. Kjo u duk si një përpjekje për të fituar kohë për negociata dhe për shitjen e aksioneve.

PBB-ja kineze është ngadalësuar kohët e fundit dhe frika se problemet në sektorin kinez të pasurive të paluajtshme mund të përhapen në pjesë të tjera të ekonomisë së vendit është shtuar.

Kjo do të shkaktonte një efekt domino në të gjitha vendet që kanë kanale tregtare dhe ekonomike me Kinën. Falimenti i China Evergrande pritet të pasohet kolapsin e një tjetër gjiganti të të njëjtit sektor, Country Garden, dikur kompania e dytë më e madhe e pasurive të paluajtshme në vend. E

Kreditë e njëkohshme të China Evergrande dhe Country Garden, si dhe kompanive të tjera më të vogla, e ka futur në krizë sektorin e pasurive të paluajtshme të Republikës Popullore. Country Garden ka filluar të japë shenjat e para të pamundësisë për të paguar këstet.

Kriza në sektorin e pasurive të patundshme e bën të vështirë arritjen e objektivit për një rritje 5% të ekonomisë, sepse nuk do të kishte garanci mbijetese për ata që ndërlidhen me botën e punës. Dhe si rezultat, bëhet problem edhe për pjesën tjetër të botës.

/ Il giornale

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.