Blloku Alternative

“Mistral”, luftanijet moderne që francezët prodhuan për Rusinë dhe po ia shesin Egjiptit (foto)

Postuar në 24 Shtator, 2015 11:14

Qeveria e Egjiptit ka rënë dakord për të blerë dy anije luftarake tip “Mistral”, të prodhuara nga Franca fillimisht për Rusinë. “Presidenti francez Francois Hollande dhe homologu egjiptian Abdul Fattah al Sisi ranë dakord mbi parimet dhe afatet e blerjes së anijeve”, thuhet në një njoftim të pallatit Elize. Në vitin 2011, Rusia nënshkroi një marrëveshje me vlerë 1.2 miliard euro për dy luftanijet, secila prej të cilave mund të mbajë 16 helikopterë, 4 pista uljeje dhe 13 tanke.

SHBA, prifti ndërton Vatikanin në copëza formuese

Postuar në 23 Shtator, 2015 11:14

I është dashur një vit punë, por më në ai e përfundoi punën e tij si vigan i pashoq: një kopje e përsosur e Vatikanit e bëra e gjitha me pllakëza Lego. Bob Simon jeton në Pensilvani (SHBA) përdori 500 mijë copëza formuese për të ndërtuar Sheshin e Shën Pjetrit në të gjitha detajet e tij. Dhe në ndërtimin e saj, përveç besimtarëve, gjendet një Papë i vogël Francesko, që këto kohë ndodhet për një vizitë në SHBA.

Burimi: AFP

Ndërron jetë Tonin Tërshana, këngëtari nuk arrin të gëzojë apartamentin social

Postuar në 22 Shtator, 2015 20:34

Nuk arrin dot ta gëzojë apartamentin e dhënë përmes banesave sociale nga bashkia e Tiranës këngëtari i njohur shqiptar Tonin Tërshana. Mësohet se ai ka ndërruar jetë sot në Tiranë në moshën 66 vjeçare. Tërshana ka marrë pjesë në mbi 20 festivale dhe ka fituar katër çmime të para. Ai vuante prej kohësh nga një sëmundje e rëndë. Siç ka pohuar dhe vetë para pak ditësh, Tërshana e humbi banesën e vet në firmat piramidale dhe është detyruar të emigrojë në Greqi për të siguruar jetesën. Mes emrave që përfituan banesa sociale nga ndarjet e para që bëri bashkia e Tiranës, ishte dhe Tërshana.

Piñatex, lëkura ekologjike nga gjethet e ananasit

Postuar në 22 Shtator, 2015 15:24

Një sipërmarrës spanjoll zbuloi se është e mundur të krijohet 100 për qind pëlhura natyrore nga gjethet e ananasit e cila mund të zëvendësojë lëkurën e vërtetë. Çështjet etike dhe mjedisore në industrinë e tekstilit janë ndër temat më delikate në ditët e sotme. Kërkimi për materiale alternative me ato të kafshëve është bërë një domosdoshmëri edhe për shkak të rritjes së vështirësisë në fshehjen e tyre.

Fytyrat me quka, kaq tërheqëse...

Postuar në 22 Shtator, 2015 14:48

Fotografi Brock Elbank, sjell këto foto të “fytyrave me quka”, njerëz të etnive të ndryshme që “bashkohen” në këtë veçori.  Elbank thotë se fytyrat me quka, janë shumë të bukura dhe nëse i hedh një sy fotove të tij, nuk mund të mos biesh dakord. 

 

http://www.theguardian.com/artanddesign/gallery/2015/sep/22/brock-elbank...

Në fillim të gjithë kanë sytë e pafajësisë(foto)

Postuar në 21 Shtator, 2015 16:37

153 dollarë interes për një obligacion të vitit 1648

Postuar në 21 Shtator, 2015 14:54

Ky është Perëndimi. Detyrimi është detyrim. Sidomos kur është i shkruar. “Bloomberg” shkruan për një detyrim të përjetshëm, nisur që në vitin 1648, lëshuar përmes një obligacioni nga Autoriteti Ujor i Hollandës, de Stichtse Rijnlanden. Është universiteti i Yale në SHBA, që do të paguhet me 136.20 euro, ose 153 dollarë si interes nga ky obligacion. Obligacioni u ble nga Yale si artifakt në vitin 2003 dhe qysh atëherë nuk ka marrë interesa.

104-vjeçarja, artistja më e vjetër në botë e thurjes në rrugë (video)

Postuar në 21 Shtator, 2015 11:30

Grace Brett mund të jetë artistja më e vjetër në botë që jeton në rrugë. Gjyshja 104-vjeçare është anëtarja e gjashtë e një klubi thurjeje, të njohur si “Souter Stormers”, i cili kohët e fundit me këto topa leshi ka përfshirë edhe qytetet si Selkirk, Ettrickbridge dhe Yarrow në Skoci. The “Stormers” ka shpenzuar gati një vit fshehurazi për planifikimin e projektit, e cila ishte pjesë e një shakaje fillimisht, pjesë e instalimit të artit në rrugë.

Ngjashmëritë me Shqipërinë nuk mungojnë(përveç ndërtimeve pa leje)

Postuar në 21 Shtator, 2015 00:40

Dagestan. 

Foto/Harmonia Kozmike – Atlasi i Cellarius(1660)

Postuar në 20 Shtator, 2015 13:18

“Harmonia Macrocosmica” është një atlas i përpiluar nga Andreas Cellarius dhe i publikuar  në vitin 1660. Në atlas pasqyrohen sistemet e Claudius Ptolemy, Nicolaus Copernicus dhe Tycho Brahe, por edhe hartat yjore të “konstelacioneve kristiane”. Ilustrimet janë interesante dhe duket se përligjin edhe titullin:   

Pages

Subscribe to RSS - Blloku Alternative