Blloku Alternative

Zbulimi, ushtarët gjermanë drogoheshin me metamfitaminë

Postuar në 14 Shtator, 2015 20:35

Aspektet e fshehura të Luftës së Dytë Botërore janë ende një temë e hulumtimit të dijetarëve dhe historianëve, edhe pse kanë kaluar 70 vjet nga fundi i saj. Shoku që pësoi njerëzimi  ishte aq i madh sa që edhe sot "frymëzon" studiuesit, të cilët janë duke kërkuar detajet më misterioze të asaj kohe të errët për mbarë botën. Sipas hulumtimit më  të fundit të publikuar në një libër, ushtarët e Hitlerit stimuloheshin  me drogën Pervitin, e cila ishte një formë e hershme e metamfetaminës kristaline!

Transformimi në vite i Ilir Metës/ Foto

Postuar në 14 Shtator, 2015 18:50

Ilir Meta ishte mes studentëve që takuan Ramiz Alinë në 9 Dhjetor të vitit 1990 me kërkesën për pluralizim politik. Kjo mund të quhet edhe pikënisja e karrierës së tij politike, të cilën ndoshta ai vetë nuk e kishte menduar se do të kishte kaq sukses dhe jetëgjatësi. Gjatë këtyre viteve  ai ka ndryshuar shumë si në eksperiencë politike, por edhe në pamjen e tij të jashtme. Nga një djalë i imët që qëndronte në prapavijë, ai u kthye në lojtarin kryesor brenda së majtës, duke fituar përmasa të reja si nga pikëpamja fizike por edhe nga pesha në jetën politike dhe eknomike të vendit.

Në Poloni zbulohet qyteti nëntokësor antibërthamor i Hitlerit (video)

Postuar në 12 Shtator, 2015 13:11

Adolf Hitler kishte arritur të ndërtonte në mënyrë sekrete në Poloni një qytet gjigant nëntokësor me bunkerë dhe stacione hekurudhore ku ai dhe Shtabi i Përgjithshëm i ushtrisë, së bashku me familjet, do t’u rezistonin për muaj të tërë edhe një sulmi bërthamor kundër Rajhut III. Ky qytet, i ndërtuar me djersën, ndoshta edhe me gjakun e mijëra të burgosurve hebrenj, u zbulua në një lokalitet jo larg kufirit çek dhe u njoftua një ditë më parë nga media.

Rriten shifrat, shqiptarët pas sirianëve në Gjermani, me numrin më të lartë të azilkërkuesve

Postuar në 12 Shtator, 2015 10:37

Shqiptarët vazhdojnë të trokasin në dyert e Gjermanisë me qëllimin e vetëm të një vendi pune që nuk e sigurojnë dot në vendin e tyre. Autoritetet gjermane kanë publikuar shifrat e azilkërkuesve për muajin gusht. Sipas të dhënave, 8306 shqiptarë kanë kërkuar azil muajin e kaluar në Gjermani, duke shënuar një numër më të lartë në krahasim me muajin korrik. Në tabelat e publikuara nga Ministria e Brendshme Gjermane rezulton se azilkërkuesit shqiptarë vijojnë të renditen të dytët, pas atyre sirianë, edhe për muajin që lamë pas.

Rusia ekspozon armët në "Arms Expo-2015" që zhvillohet në qytetin Nizhni Tagil.

Postuar në 11 Shtator, 2015 17:54

Lenini në bikini - "vandalizmi" postsovjetik i monumenteve(foto)

Postuar në 11 Shtator, 2015 16:58

Foto/Plutoni, "më afër" se asnjëherë tjetër

Postuar në 11 Shtator, 2015 16:33

Guy Burgess, “Anglezi i Stalinit”. Një libër i ri hedh më shumë dritë mbi “Rrethin e Kembrixhit”

Postuar në 10 Shtator, 2015 18:20

“Rrethi i Kembrixhit” mbetet intrigues akoma. Ndonëse kanë kaluar 50 vjet gati, Britania e Madhe, duket se nuk e harron dot kollaj atë që ndodhi me pesë studentët e Kembrixhit, pjesë e elitës së saj, të cilët u konvertuan në agjentë sovjetikë. Guy Burgess, Kim Philby, John Cairncross(i diskutueshëm), Donald McClean, Anthony Blunt, ishin të agjentë të cilët konsiderohen se i kanë shkaktuar dëme të pallogaritshme sigurisë britanike. Më tej akoma, ata përfaqësojnë një model unik, të agjentit të ndikuar ideologjikisht në një shekull luftërash ideologjike.

Dossier/Lufta e Ftohtë - një analizë e shërbimeve amerikane: si ndikon plakja te liderët komunistë

Postuar në 10 Shtator, 2015 16:59

Një material interesant zbardhet nga Arkiva Kombëtare në ShBA. Një material, përpilimi i të cilit daton më 1979-ën e që përcjell një të dhënë se deri në cilin nivel, e mbi çfarë kriteresh përpunohet monitorimi i vendeve të ndryshme, profili i liderëve të tyre, ndikimi mbi vendimmarrjen etj.. Nuk dihet sesa vendimmarrësit në SHBA kanë marrë parasysh atë, por fakt është se ai ka qenë cilësuar si “sekret” deri në vitin 1994. Materiali është përpiluar nga Jerrold M.

Disa kuriozitete nga teknologjia e nazistëve në LIIB

Postuar në 10 Shtator, 2015 12:09

Lufta e Dytë Botërore ishte shkatërruese, por ka bërë të mundur shumë përparime teknologjike falë “dëshirës së luftëtarëve për të fituar." Dhe, pavarësisht humbjes, makina e luftës gjermane ka patur në dispozicion artë vërtetë “mbresëlënëse”, duke përfshirë edhe disa krijime të sofistikuara që mund të ndihmonin për të fituar Gjermania. Megjithatë, ushtria e Hitlerit nuk ishte në gjendje për të prodhuar një numër armësh të avancuara në mënyrë që të kishte ndikim të rëndësishëm në rezultatin e luftës.

Pages

Subscribe to RSS - Blloku Alternative