Guy Burgess, “Anglezi i Stalinit”. Një libër i ri hedh më shumë dritë mbi “Rrethin e Kembrixhit”

Postuar në 10 Shtator, 2015 18:20

“Rrethi i Kembrixhit” mbetet intrigues akoma. Ndonëse kanë kaluar 50 vjet gati, Britania e Madhe, duket se nuk e harron dot kollaj atë që ndodhi me pesë studentët e Kembrixhit, pjesë e elitës së saj, të cilët u konvertuan në agjentë sovjetikë. Guy Burgess, Kim Philby, John Cairncross(i diskutueshëm), Donald McClean, Anthony Blunt, ishin të agjentë të cilët konsiderohen se i kanë shkaktuar dëme të pallogaritshme sigurisë britanike. Më tej akoma, ata përfaqësojnë një model unik, të agjentit të ndikuar ideologjikisht në një shekull luftërash ideologjike. Philby është më i njohuri ndër ta, i vlerësuar shumë si njeri me kontroll të jashtëzakonshëm. Por së fundmi, një libër me autor Andrew Lownie, përqendrohet te Burgess, një personazh unik dhe kompleks. Çudia me Burgess ishte se ai arriti majat në shërbimet britanike, duke qenë një alkoolik kronik, madje i skandaleve në këtë drejtim, një homoseksual në një kohë kur kjo ishte e paligjshme. Burgess sipas Lownie, nuk punoi vetëm për sovjetikët, por bënte role të dyfishta edhe brenda vetë shërbimeve britanike. Ai ishte njeriu që bindi sovjetikët të rekrutonin Blunt dhe Cairncross, sikurse ndihmoi Philbyn të merrte një pozicion në MI6. Forca e këtij “djali të llastuar” qëndronte te karizma e tij. Ja se çfarë thotë një bashkëkohës i tij në Cambridge, në librin e Lownie me titull: “Anglezi i Stalinit”: “Ai ishte shumë i hapur për komunizmin ku besonte dhe homoseksualizmin e tij, por shumë gjëra që ai thoshte nuk i besonte njeri. Një bashkëbisedues shumë i këndshëm, por ai ishte një gënjeshtar natyral”. Megjithë ekzagjerimet që mund të kenë ardhur nga loja e deklaratave të njerëzve të ndryshëm të shërbimeve sekrete, Loënie thotë se Burgess padyshim që ka furnizuar sovjetikët me sekrete të tilla si: plani i zbarkimit në Siçili, shtyrja e zbarkimit në Normandi, mendimi i britanik dhe ai amerikan për statusin e pasluftës së Berlinit, përpjekjet e para për krijimin e NATO-s si dhe njoftime të hershme për planet amerikane në luftën e Koresë. Shkrimi i “Guardian” që i kushtohet këtij libri të ri, thotë se ka ende 19 kuti me dosje për Burgess që janë sekret nga 1 milionë dosje ende të pahapura.
http://www.theguardian.com/books/2015/sep/10/stalins-englishman-lives-gu...

Më poshtë një pjesë nga një intervistë e Anthony Blunt, i afërm me monarkinë:

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.