“Mistral”, luftanijet moderne që francezët prodhuan për Rusinë dhe po ia shesin Egjiptit (foto)

Postuar në 24 Shtator, 2015 11:14

Qeveria e Egjiptit ka rënë dakord për të blerë dy anije luftarake tip “Mistral”, të prodhuara nga Franca fillimisht për Rusinë. “Presidenti francez Francois Hollande dhe homologu egjiptian Abdul Fattah al Sisi ranë dakord mbi parimet dhe afatet e blerjes së anijeve”, thuhet në një njoftim të pallatit Elize. Në vitin 2011, Rusia nënshkroi një marrëveshje me vlerë 1.2 miliard euro për dy luftanijet, secila prej të cilave mund të mbajë 16 helikopterë, 4 pista uljeje dhe 13 tanke. Moska kishte paguar fillimisht 840 milionë euro përpara se marrëveshja të pezullohej për shkak të konfliktit ukrainas dhe aneksimit të Krimesë nga Rusia. Pas negociatash intensive, Parisi zyrtar ra dakord në gusht që të rimbursonte tërësisht Rusinë.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.