Referendumi, dalldia greke në sheshe dhe ajo shqiptare online

Postuar në 08 Korrik, 2015 06:23
Mustafa Nano

Në kronikat e këtyre ditëve lidhur me çfarë ndodhi në Greqi, më shumë sesa për referendumin është folur për festën e organizuar në sheshin ‘Syntagma’ të Athinës, pasi u mor vesh se kish fituar “jo”-ja. Ajo festë ishte fryt i një sendërgjie të krijuar nga mass-media mbi një gjoja betejë për jetë a vdekje midis Davidit grek e Goliathit europian, e për rrjedhojë ishte edhe e kuptueshme, por në sytë e të shumtëve në Europë e në botë ajo ishte një festë absurde e surreale. Siç ishte në fakt dhe referendumi vetë, pa përmbajtje, pa logjikë, një shpikje e atypëratyshme për të shfryrë një duf në stilin ballkanik a bizantin (dhe duhen përgëzuar grekët për zotësinë e organizimit të një ngjarjeje të tillë në harkun e një jave; ne fqinjëve të veriut të tyre na duhen javë të tëra për të nxjerrë rezultatin e ca zgjedhjeve të përgatitura prej muajsh e vitesh të tërë).

Të gjithë u shastisën nga kuturisja e Tcipras-it për ta hedhur popullin e vet në një aventurë të kotë referendare, por mbi të gjitha u shastisën nga shpërthimi i haresë nëpër rrugët e Athinës. Dukej si një popull i tërë in trance. Nuk ka mbetur reporter i ndonjë gazete të huaj pa e nxjerrë në pah topitjen e vet përballë kësaj dalldie. “Për çfarë festojnë këta njerëz? Çfarë kanë fituar me këtë referendum?”, thoshin pothuaj të gjithë në kronikat e tyre që i shkruanin nga Athina, në mos nga ndonjë qoshe pallati në skaj të sheshit ‘Syntagma’, me laptop-in mbi gjunjë.

Afërmendsh që ishte një gjendje kalimtare. Në fakt, qysh të nesërmen, një reporter i së përditshmes amerikane ‘New York Times’ shkruante se ish pjekur me një qytetar të Athinës, që kish një dyqan pajisjesh elektronike, dhe ish ky i fundit që i kish thënë se “kish mbetur me sytë nga ekrani i TV-së për të dëgjuar ndonjë lajm që të ish në harmoni me festën e organizuar një ditë më parë, por të gjitha lajmet veç me festën nuk kishin lidhje; përkundrazi, ishin lajme, të cilat bënin me dije se do të vijonin negociatat, se pará nuk kishte, se bankat nuk do të hapeshin, se ditët më të zeza për ekonominë nuk kishin ardhur ende, se BQE-ja e FMN-ja nuk kishin ndër mend ta zgjidhnin qesen, se grekët me këtë referendum, në tentativën për të vënë vetulla, po rrezikonin të nxirrnin sytë, dhe se strategjia ‘Grexit’ mbetej një opsion po aq i fortë sa, në mos më i fortë se, përpara referendumit, etj., etj.

Nuk di nëse keni mundur ta vini re se paralel me këtë dalldi grekësh nëpër rrugë e nëpër sheshe, ka pasur një dalldi shqiptarësh në botën online. Grekët kanë festuar me idenë budallaqe se ia hodhën në një kohë që, sido që të venë punët, veç për fitore nuk mund të flitet, ndërsa një pjesë shqiptarësh kanë festuar si të ndërkryer me bindjen se Greqinë, pas këtij referendumi e për shkak të këtij referendumi, do ta shohin si mos më keq, ngaqë do ta nxjerrin jashtë zonës ‘Euro’ e me gjasë jashtë BE-së. Ky gëzim është shprehje e një animoziteti që nuk njeh të sosur mes dy kombeve fqinj (duhet thënë se, pavarësisht këtij animoziteti, shqiptarët e grekët japin e marrin pa fund e çdo gjë me sho-shoqin), dhe ca e cave këtyre anëve tona duket se historia u ka sjellë “orën e hakmarrjes” ndaj grekëve. Duket si gallatë, por kështu është. Futuni nëpër site, blogje, rrjete sociale, e sytë do t’ju shohin veç një solidaritet të mekur me grekët; më së shumti do të ballafaqoheni me një histeri antigreke, ku dikush gëzohet që grekëve po u ulen kryet, dikush që po lënë koqen e namit me sjelljen e llastuar, dikush tjetër akoma shpreson që kjo gjendje të vijojë pa fund, e dikush tjetër më në fund uron që Greqia të braktiset nga Europa në fatin e vet, e kështu me radhë.

Kjo përndezja antigreke e shqiptarëve (jo e të gjithëve, kuptohet; madje, gjasat janë që të jenë shumë të paktë ata që po festojnë, por janë shumë aktivë online, falë edhe bujarisë e tolerancës së editorëve të këtyre faqeve) është një marrëzi më e madhe se sa përndezja e grekëve pas referendumit. E për ta shfryrë tullumbacen e këtij gëzimi nuk ka nevojë t’u japësh munxët – ndonëse kjo gjë duhet bërë gjithnjë – qëndrimeve shoviniste e urrejtjes ndërnacionale. Jo, është mjaft të bësh ndonjë arsyetim të natyrës praktike e pragmatiste. Me fjalë të tjera, është mjaft t’i përgjigjesh pyetjes: Çfarë efekti do ketë mbi shqiptarët përkeqësimi, a përjetësimi, i krizës greke, gjë që do të vijë se s’bën nëse BE-ja e nxjerr Greqinë jashtë radhëve të veta?

Përgjigjja është shumë e thjeshtë. Shqiptarët do të kenë veç qeder, nëse punët në Greqi shkojnë keq e më keq e nëse Greqia ndahet nga BE-ja. Së pari në planin politik, dhe këtu po lë mënjanë rrethanat, ku futet në lojë dhe Rusia (ky është muhabet më vete; dhe muhabet bajagi i rëndësishëm). Një Greqi jashtë BE-së do të komprometonte seriozisht, si asnjëherë më parë, strategjinë e zgjerimit të BE-së. Asnjë vend nuk do lejohej të trokiste në derën e BE-së për sa kohë që Greqia nxirret jashtë dere. Procesi i zgjerimit, në rastin më të mirë, do të ngrinte pra. Sepse dhe vetë procesi i integrimit të mëtejshëm të BE-së mes vedi do të vihej në pikëpyetje. E gjithë ideja e Europës së bashkuar, e iniciuar prej mendjeve të shquara të së kaluarës, të kulturës e të politikës, do të merrte një plasaritje të fortë, ndoshta fatale. E prandaj, vendimi për t’i thënë Greqinë “ik, shih punët e tua tani” nuk është aq i lehtë. Madje, duket i pamundur. Dhe kjo është arsyeja që Tcipras-i bën naze, gjë që nuk e justifikon; përkundrazi, e nxjerr si një të paudhë që luan bixhoz me të ardhmen e popullit të tij. Por do t’ia vlente që për t’i treguar vendin një gangsteri populist të merrje një vendim kaq fatal? Do t’ia vlente ta digjje jorganin për një plesht? Hm, Merkel e Co. me siguri do kishin dashur të mos ishin në pozitat ku janë sot, kur u duhet pra të marrin një vendim që, në çdo rast, do të jetë historik. E kur thuhet “historik” nuk teprohet po të nënkuptohet edhe “katastrofik”.

Së dyti, pasojat e Shqipërisë do të jenë në planin ekonomik. E për t’u ftilluar lidhur me këtë gjë nuk ka nevojë të jesh shkencëtar. Greqia është një fqinj i yni. Dhe mes fqinjësh ka gjithnjë një efekt domino: kur bie njëri, rrëzon dhe tjetrin. Përveç kësaj, ne jemi të pleksur me grekët në një mijë e një mënyra. Mjafton të sjellim në mendje disa qindra mijë shqiptarë që banojnë e punojnë (Apo duhet thënë “punonin”?) në Greqi, dhe këta shqiptarë, nëse atdheu i tyre i dytë mbetet pa shpresë, e kanë një gjoja atout në këtë lojë të rëndë, e kanë një shpresë të fundit, vendin e tyre të origjinës, ku gjërat, përveçse janë shumë keq (ne kemi pragun e ndjeshmërisë shumë të ulët, prandaj nuk spitullohemi e hedhim vickla si grekët), mund të bëhen shumë më keq për shkak të krizës që s’po na ndahet, e më pas edhe për shkak të tyre që do kërkojnë t’u lirohet pak vend në sofrën tonë, që është edhe e tyre.

Shkurt, fundi i Greqisë është dhe fundi ynë. Por shyqyr Zotit që, përpara se të jetë fundi i ynë, është potencialisht dhe fundi i Europës, dhe është ky motivi që bën shumë njerëz të shpresojnë se një zgjidhje do gjendet, dhe se Greqia do të mbetet brenda Europës.

"Shqip"

Comments

Submitted by Ndricim Sabahu (not verified) on

Z.Nano, ndoshta referendumi nuk zgjidh asgje. Prape do shkojne ne negociata sepse ne fund te fundit parate jane te gjermaneve. Shume ne rregull.

Po duhet theksuar qe referendumi ne vetvete eshte shprehje e demokracise. Une nuk jam pro-grek, perkundrazi. Po i duhet ngritur kapelja nje populli qe shkon tek referendumi per ceshtje ku duhet te merret mendimi i te gjitheve. Ciprasi kur i fitoi zgjedhjet nuk tha qe "do e shtrengojme rripin akoma, do ulim rroga e pensione". Keshtu qe nuk kishte asnje mandat te merrte nje vendim qe nuk i takonte.

Nje referendum per plehrat ne AL u zvarrit 1 vit derisa u tret sepse u be i panevojshem, kerkesa tjeter qe beri Aleanca KuqeZi nuk u mor fare parasysh. Ndersa ne Austri eshte futur ne liste referendumi per te dale nga BE. E pra ky eshte vendim shume i "rende" dhe delikat, megjithate do votohet per te. Ne Zvicer behet referendum dhe per gjera me te thjeshta kur shihet se ka mospajtim ne shkalle te gjere per nje ceshtje.

Greqia organizoi referendum brenda javes, me qetesi te plote. Te dy palet i njohen rezultatet. Nuk u blene vota, nuk u vodhen vota, as nuk u premtuan vende pune nga LSI-stat (sa keq qe nuk ka LSI ne Greqi!). Ai qe humbi dha doreheqjen. Po nuk eshte kjo demokraci me thuaj ti cfare eshte.

Submitted by Doktori (not verified) on

Ke shume te drejte Mustafa por shqiptaret jane te pabese dhe njerez qe kenaqen kur shohin dike keq. Ne jemi mjerim i vetvetes. Harrojme se Greqia eshte shtet ku strukturat funksionojne te gjitha e Jo si Shqiperia ku ka gjithe keta 25 vite qe jeton ne krize

Submitted by tekniku (not verified) on

Koment shume i ulet o komshi. Nuk jane hic serioze pergjithesimet me termin "shqiptaret" (sic jane ne pergjithesi pergjithesimet ne fakt). Ke vjelle pa rubinet, e kuptohet pa logjike. Nuk e di a e kupton sesa tregon nga vetja me kete koment!
Ndersa pjesen ku flet per standartin shteteror grek po e marr si shaka permbyllese.

Submitted by Stefan H (not verified) on

Kam mendimin se komenti ndaj vendimit te Cipras per te shkuar ne referendum eshte mjaft i gabuar. E majta erdhi ne fuqi per nje politike ndryshe, por njekohesisht brenda euro-se. Troika i servir nje marreveshje-ultimatum  qeverise greke. Qeveria greke, e qendrueshme ndaj angazhimeve te saj, nuk kishte urdher nga populli grek per te firmosur marreveshjen ultimatum qe kaperxen angazimet e saj. Eshte gjeja me e natyreshme qe te kerkohej mendimi i popullit ne se duhet ta pranote ate ultimatum apo jo. Dhe kjo eshte forma me e larte e demokracise kur populli thote po ose jo per nje marreveshje qe percakton rrjedhen e shume viteve e Greqi. Te tilla referendume jane bere edhe ne Islande, Iralande, vendet nordike etj. Nuk arrij ta kuptoj se si perceptohet nje demokraci e drejtperdrejte si dalldi!. Sikur te ishte e mundur qe populli te jepete voten e vet per cdo ligj, ashtu si ne Athinen e lashte, kjo do te ishte forma me e larte direkte e demokracise. Por veshtiresit teknike per te mbeledhur njerezit ashtu si dikur ne "agora" kane cuar ne krijimin e te ashtuquajtures demokraci parlamentare qe merr vendime ne emer te popullit dhe "per te miren e popullit". Ndryshe nga Shqiperia,, megjithe krizen ku e kane futur  ate qarket agresive neoliberale te europes dhe bashkepuntoret e nrendshem te saj, demokracia aty fuksionon ende.

Fakti qe u moblizuan te gjitha qarqet e bredeshme dhe ta jashtme te neoliberalizmit te eger ekonomik, duke perfshire funksionare te larte europiane per te penguar kete referendum, (madje duke e shnderuar pyetjen e thjeshte "pranon" ose "nuk pranon"  marreveshjen ultimatum u komentua prej ketyre tellalleve sikur behej fjale per te qendruar ose jo ne eyro) tregon se demokracia ne Europe praktikisht ka vdekur, zgjedhjet po kthehen ne nje rutine te ngjashme me ish vendet totalitare, dhe jane bankieret te cilet paracaktojne ecurine e botes. Ndryshe perse u dashka anatemuar nje referendum per tu pyetur ata mbi te cilet do te rendojne keto masa? Nje pranim i ketyre kushteve eshte nje pranim i kapitullimit per ta mbajtur greqine si koloni borxhi, nje mospranim eshte nje premise qe, edhe ne se ja imponojne ate fuqite europiane, nje dite populli mund ta rrezoje kete zgjedhe ashtu sic ka ndodhur ne raste te ngjashme ne Bote.  Pervoja me Greqine do ti duhet te mendojne shume vendet qe synojne te adaptojne eurone, por njekohesisht tregoi se sa e gabuar eshte politika mbi te cilen bazohet. Anglia kerkon te largohet nga EU, ndonse nuk eshte pjestare e  eurose-, Lepen ne france eshte gati te ndjeke po kete linje duke u larguar nga eurozona dhe EU. Kriza greke tregoi perfundimisht brishtesine mbi te cilin eshte ngritur  ngrehina e eurozones.

Ne te vertete Greqia ka vetem nje zgjidhje, dalje nga eurozona, fshirje te borxheve te cilat jane gjetur si te paligjeshme nga parlamenti i ri grek. Nuk e ka gjete gje shqiperine qe ka monedhen e vet. Madje edhe Berisha vazhdon per 25 vjet te beje emer pikrisht sepse shteti nuk i ka duart te lidhura nga politikat monetare te nje qendre jashte shqiperise.

Submitted by Plaku Xhuxhumaku (not verified) on

O Stefan, zakonisht nuk jam dakord me komentet e tua, por nuk mund te them qe ato jane pa kuptim. Kesaj rradhe nuk merret vesh mire se cfare do te thuash dhe me ke e ke inatin.

1. Greket askush nuk i futi me zorr ne Eurozone, madje ne mos gaboj ishin qeverite greke te kohes qe falsifikuan bilance, me fjale te tjera genjyen, vetem e vetem qe te futeshin.

2. Cfaredo referendumi, si i tille, padyshim qe eshte demokratik, por kjo nuk e ben automatikisht sinjifikativ. Ne kete rast, ti e di me mire se une qe Ciprasi i fitoi zgjedhjet per shkak te premtimit baze te fushates se tij qe do t'i jepte fund "austerity". Pra kete referendum e kishte fituar "JO" apo oqi pa u zhvilluar fare, qekur grekerit zgjodhen Ciprasin. Per te thene me te pakten referedumi ishte "redundant" ne e kupton cfare do me thene.

3. Spekullimi jot se:

Fakti qe u moblizuan te gjitha qarqet e bredeshme dhe ta jashtme te neoliberalizmit te eger ekonomik, duke perfshire funksionare te larte europiane per te penguar kete referendum, (madje duke e shnderuar pyetjen e thjeshte "pranon" ose "nuk pranon"  marreveshjen ultimatum u komentua prej ketyre tellalleve sikur behej fjale per te qendruar ose jo ne eyro) tregon se demokracia ne Europe praktikisht ka vdekur, zgjedhjet po kthehen ne nje rutine te ngjashme me ish vendet totalitare, dhe jane bankieret te cilet paracaktojne ecurine e botes.

nuk eshte i sakte dhe bie era majtizem te fermentuar. Grekerit thane JO....bukuri, ama vendimin a qendron Greqia ne Eurozone apo jo e marrin te tjeret. Kjo nuk eshte anntidemokraci, kjo eshte qe sejcili zbaton prerogativat e veta. Eshte njelloj siku te thuash qe meqe "Lazarati deshsron te mbjelle kanabis, po qeveria nuk e lejon" ky perben nje akt antidemokratik te qeverise.

4 dhe e fundit. Ne demokraci, apo totalitarizem, ne komunizem apo ne komunitetin primitiv, apo edhe ne kapitalizmin e eger sic e quan ti, po more borxh, ve re PO MORE BORXH, duhet ta kthesh kur vjen koha, megjithe interesat madje. Te gjitha te tjerat jane pallavra prej leckamani bythegrisur.

Submitted by Stefan H (not verified) on

Si zakonisht i painformuar ose bias i informuar ! Nuk e kam kohen aq te lire, prandaj i le vend silogjizmave te cdo lloji qe mund te shkruash.

Submitted by Plaku Xhuxhumaku (not verified) on

Edhe kjo eshte nje menyre per t'iu shmangur pergjigjeve, kur nuk di si te pergjigjesh.

Submitted by Gjarpër Panairi (not verified) on

Gjithsesi, këndvështrim interesant shkrimi i mësipërp... Mendoj se përveç pikave të dobëta që përmenden aty, idea për referendum, ka edhe disa pika, që nuk janë lehtësisht të kundërshtueshme... Po të dëgjosh edhe ata që mendojnë ndryshe, tutuçka të bëhet dhallë... Por mua, meqenëse e gjeta veten thuajse të përmendur në shkrimin e mësipërm, (sepse isha vërtet një vëzhgues i rezultateve dhe i festës së orëve të mbrëmjes të së dielës së 5 korrikut, mu aty në sheshin që thotë Nano, "...në një cep të SYNTAGMA-s") më nxiti të ndërhyj me këtë koment... Ashtu, i dyzuar,.. edhe më vinte mirë që grekët ishin treguar dinjitozë përballë oligarkëve, edhe hasmërinë mijëravjeçare nuk mund t'ia falja... (Ilir në greqishten e vjetër donte të thoshte - gjarpër)

Pasi bashkë me skulptorin Besim Caushi, autorin e monumentit "Rrëmbimi i Europës" për të cilin kam shkruar (http://www.shekulli.com.al/p.php?id=207610) ndoqëm në tv exit pollet që shpallnin fitoren e "JO"-së, nuk e di se si na erdhi dhe thamë: hajde të shohim dhe ne se ç'bëhet...

Tani, përtej analizave politike, mbase është me interes t'ju sell këndvështrimin e njerëzve që i përjetojnë gjërat figurativisht... Psh, kur Mustafai thotë se: "... kuturisja e Tcipras-it për ta hedhur popullin e vet në një aventurë të kotë referendare,.." një detaj si ai i "buzës së plasur" (buza e poshtme majtas e Tsipras-it kishte qartas shenjën që shkaktojnë ethet...) Pra, edhe nëse ka pasur një veprim aventurë, autori mund të quhet mendje lehtë, i pa përgjegjshëm,.. por kurrsesi aventurier... Atyre nuk iu plas jo buza, por as, mender me thënë, bytha...

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.