60 vjeçari irakian merr hak për djalin e vrarë, shtie dhe vret 7 terroristë të ISIS-it në Tikrit

Postuar në 02 Shkurt, 2015 14:29

Al Kaeda i vrau djalin e madh para 8 vitesh, ndërsa ISIS i vrau djalin 18 vjeçar në fillim të janarit. Kupa e durimit është mbushur për një 60-vjeçar irakian, që ka qëlluar për vdekje shtatë militantë islamikë me kallashnikov, në një pikë kontrolli në qytetin Tikrit. Sipas mediave të huaja, Basil Ramazani, 60-vjeç, qëlloi mbi rojet dhe vrau shtatë prej tyre para se të qëllohej për vdekje të dielën në mëngjes. Terroristët e ISIS-it kanë ekzekutuar në fillim të muajit janar djalin e tij Ahmed Ramazani, 18 vjeç, të akuzuar së bashku me shtatë të rinj të tjerë, të cilët akuzoheshin për bashkëpunim me forcat irakiane të sigurisë.

a.k

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.