Ekspertët deklarojnë se në listat e zgjedhësve figurojnë 312 mijë votues pa adresë. 10 mijë votues ende të papërfshirë në lista

Postuar në 06 Maj, 2015 09:36

“Albanianscreen” raporton për një shifër shumë të lartë të votuesve pa adresë: 312 mijë. Televizioni në fjalë referon për këtë të dhënë dy ekspertët e caktuar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve pranë Gjendjes Civile, me synim monitorimin e vërtetësisë dhe saktësisë së listave. Ekspertët kanë Armand Teliti dhe Ended Kërçini. “Votuesit pa adresë prej vitesh përbëjnë një shqetësim për KQZ-në pasi përvec mosditjes së qendrës ku do të hedhin votën, përbëjnë një rrezik potencial për votime të përsëritura”, raporton “AS” që shton se “deri më tani sipas raporteve të auditëve, në listat zgjedhësve nuk janë përfshirë rreth 10 mijë votues.
http://news.albanianscreen.tv/pages/news_detail/89430/ALB
s.z

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.