"Arena" është e shqiptarëve. Kurse Kulla është e “Tironës”

Postuar në 24 Prill, 2016 16:42

Debateve për stadiumin e ri, “Arena Kombëtare”, projekti i të cilit u prezantua javën e kaluar, i është përgjigjur sot edhe kryeministri Edi Rama. Nga profili i vet në Facebook, Rama sjell si shembull Uemblin. “A ishte Wembley i vjeter nje monument kulture? Jo vetem ishte nje perle e trashegimise kulturore, po edhe nje monument i historise se futbollit boteror, jo thjesht anglez. E megjithate erdhi koha qe te shembej per t'ia lene vendin Wembley-it te ri, sepse ashtu sic ishte, produktivitetin e kishte minimal ndersa kostot e mbajtjes se tij ne jete ishin te jashtezakonshme. Sot Wembley i ri, i ngritur ne te njejtin truall, eshte nje stadium ultramodern i gjenerates se fundit qe ofron kushte fantastike jo vetem per futbollin, po edhe sherbime, argetim, relaks per publikun, gjate gjithe diteve te javes”, shkruan kryeministri. Kur vjen puna te stadiumi “Qemal Stafa” Edi Rama ndryshon regjistrin e “argumenteve” për të sugjeuar se stadiumi kështu siç është nuk ofron standarde, se ai është monument vetëm për shkak të fasadës dhe se në fund fare, debati do të duhet të bëhet mes tironsish, meqenëse projekti i ri gjallëron jetën e natës në “Tironë”. “Po "Qemal Stafa"?! I cilesuar monument kulture vetem per shkak te fasades se tribunes qendrore, nderkohe qe gjithçka ka ne pjesen tjeter eshte monument vulgariteti, degradimi, pislleku, "Qemal Stafa" nuk permbush as kushtet minimale per diten e futbollit, lere pastaj per te shtate ditet e javes. Pozicioni i tij ne zemer te kryeqytetit eshte fantastik, nje shans vertet historik qe ta kemi stadiumin e ri kombetar ne qender e jo jashte qytetit. Dhe te kemi nje haperise te re jete urbane dite e nate gjate gjithe javes, aty ku sot kemi nje zone te vdekur gjate dites e te erret gjate nates, e cila ndriçohet vetem dy here ne vit nga derby Partizani - Tirona! Kosto e paimagjinueshme per te ruajtur nje fasade qe sado e bukur, nuk mund te justifikoje tere ate boshllek pa jete ne mes te Tirones”, shkruan zotëria në fjalë.

Në fakt e vërteta është siç thotë kryeministri; stadiumi aktual as që ka ndonjë vlerë as është pikë referimi, përveçse për shkak të pozicionit. Por ndërhyrja në çdo rast kalon nga ligji, pasi nuk është kryeministri, as edhe ndonjë zyrtar tjetër që kualifikon statusin e objekteve. Duke qenë se ndërhyrje të tilla krijojnë standarde, është e drejtë të pyesim: mos vallë ky relativizim i statusit të monumentit, ka nga pas një vijë të re projektesh që synojnë hapësirat në ato që deri më tani quhen zona të paprekshme? Kjo është shpejt të thuhet dhe duhet pritur.

Nga ana tjetër, kryeministri në mënyrë tinzare thuajse, operon me dy standarde,  teksa për pjesën tregëtare të projektit, aty ku edhe “fle lepuri” siç thotë populli – edhe ai i Tironës ndoshta – pranon ta diskutojë vetëm me kryeqytetasit përderisa preferon posaçërisht dialektoren “Tirona”. Nuk ka ndonjë të keqe kjo gjë, pasi fundja kryeministër i Shqipërisë është; thjesht barrën financiare për këtë trill të ri të ardhur prej dikujt që asgjë nuk po i ngjit në qeverisje, përveçse mllefi reciprok, mundet ta diskutojë me ata që kërkon t’i përdorë në këtë debat që ka hyrë në shinat e një afere jo shumë transparente. Por kjo do të ishte me siguri e ndershme vetëm për standarded e një tjetër monumenti kulture: Kryeministrisë së tanishme dhe aspak të tironsave. 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.