Berisha: Arvizu ka bërë një gabim serioz, i lejoi vetes të hyjë në një debat ndërpartiak

Postuar në 10 Maj, 2014 14:34

Ish-kryeministri, Sali Berisha ka gjetur rastin për të kritikuar ambasadorin amerikan në Tiranë nga i cili ka marrë shpesh herë vërejtje. Në një intervistë për “OraNews”, u shpreh se Arvizu gaboi duke u përfshirë në një debat ndërpartiak. Kjo sipas Berishës është e rrezikshme.

“Ambasadori Amerikan bëri një gabim për mendimin tim serioz. Forcat e Armatosura nuk i akuzoi opozita. Riprodhoi, në mënyrë do të thosha ekstremisht të gabuar, akuza që eksponentë të mazhorancës i bënë opozitës. Ai i lejoi vetes të hyjë në një debat ndërpartiak, çka ishte tërësisht e gabuar. Tani marrëdhëniet janë normale. Në qoftë se Ambasadori, ai dhe kushdo tjetër, merr përsipër për të vënë dorën në zjarr për këtë qeveri, jo njëra por të dyja duart do t’i digjen” shprehet Berisha.

Lidhur me trafikun e drogës ai u shpreh se, “se avionët transportuan groshë apo drogë, unë nuk besoj se ata u ulën për të marrë fasule në Gjadër, por që u ulën kjo është e sigurt dhe e konfirmuar nga shumë e shumë burime”.

http://www.oranews.tv/vendi/berisha-kritika-arvizuse-hyri-ne-nje-debat-n...

S.S

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.