Shkenca

Minj të lindur nga dy "baballarë"

Postuar në 12 Mars, 2023 15:05

Disa shkencëtarë në Japoni ia kanë dalë që të prodhojnë fëmijë te minjtë nga dy meshkuj. Katsuhiko Hayashi nga universiteti i Osakës është shprehur se ka përdorur kromozome të inxhinieruar që të shumëzojë shtatë minj të shëndetshëm, çka sipas tij shënon rastin e parë të prodhimit të vezëve të gjitarëve nga qeliza mashkullore.

Da Vinci mund të ketë teorizuar Gravitetin para Galileos dhe Newton

Postuar në 26 Shkurt, 2023 17:45

Leonardo da Vinci mund të ketë paraprirë Galileon dhe Isac Newton në teorizimin e gravitetit. Në këtë përfundim dalin disa fizikanë që kanë studiuar Codex Arundel të da Vincit, ku është vërejtur një vizatim i një trekëndëshi që duket se është një studim i heshëm matematik që zbërthen lëvizjen gravitaconale duke marrë parasysh jo vetëm tërheqjen e vetvetishme, por edhe mënyrën sesi forca përshpejton me kalimin e kohës.

Truri i foshnjes, nuk është “tabula rasa”

Postuar në 25 Shkurt, 2023 15:28

Një prej shkencëtarëve, që më shumë se kushdo tjetër, ka vendosur të vërtetojë që “gjërat janë ndryshe”, është pedagogu i Psikologjisë së Universitetit të Harvardit, Steven Pinker.

Jo më “mashkull”, “femër”, por “prodhues-sperme” dhe “prodhues-veze”

Postuar në 15 Shkurt, 2023 01:08

Kërkues nga Kanadaja dhe ShBA sugjerojnë se fjalë të caktuara duhet të nxirren nga përdorimi në shkencë për faktin se ato përforcojnë pikëpamjet hetero-normative.

Zbulohet arsyeja pse betoni romak zgjat kaq shumë dhe pse "shëron veten"

Postuar në 16 Janar, 2023 17:46

Një grup kërkuesish nga Massachusetts Institute of Technology dhe Universiteti i Harvardit, në bashkëpunim me laboratorë në Itali dhe Zvicër, kanë mundur të hedhin dritë mbi cilësitë e betonit romak, i njohur për qëndrueshmërinë e tij përgjatë mijëvjeçarëve. Betoni romak është studiuar gjatë, nisur nga qëndrueshëmria e tij edhe në mjedise pranë ujit, por edhe në objekte me vështirësi konstruktive dhe inxhinierike si ura, ujësjellës, mure rrethues etj..

Zbulohet qëllimi i strukturave gjigande të Neolitit: Kurthe për kafshët migratore

Postuar në 05 Dhjetor, 2022 20:01

Një ekip kërkuesish nga Franca dhe Australia duket se kanë një përgjigje përfundimtare për strukturat gjigande të gurit në Lindjen e Mesme, që datojë nga epoka e Neolitit. Të mbiquajtura “balona” për shkak të iluzionit që japin kur shihen nga lart dhe të pikasura së pari në vitet ’20 të shekullit të kaluar, strukturat në fjalë që janë me f

A mund një algoritëm të pikturojë si Van Gogh?

Postuar në 01 Dhjetor, 2022 00:31

Vincent Van Gogh, Pablo Picasso, Andy Warhol dhe Louise Bourgeois nuk udhëtuan kurrë në ishujt Faroe të Atlantikut të Veriut. Atëherë, si peizazhet nga Ishujt e deleve (siç përkthehet emri i tyre) frymëzuan një seri veprash për Galerinë Kombëtare? Përgjigjia ndodhet në një program inteligjence artificiale, ku parashtrohen pyetje të reja. 

Lajm i mirë/Delet aplikojnë rotacion liderësh në tufa dhe arrijnë inteligjencë kolektive

Postuar në 20 Nëntor, 2022 15:25

Një studim i tre universiteteve, Côte d'Azur, Toulouse dhe CY Cergy Paris Université, kanë përdorur fizikën teorike për të ekzaminuar sjelljen kolektive të një tufe delesh. Nga gjetjet e studimit rezulton se tufa e deleve alternon rolin e liderit dhe ndjekësit, duke çuar në finale në një formë të “inteligjencës kolektive”.

Dementia varet nëse lind i varfër apo i pasur

Postuar në 18 Nëntor, 2022 18:54

Një intervistë që merr formën e bisedës, është mënyra më e sigurt, që të nisësh rrëfimin. Sidomos, nëse kundruall teje ndodhet një ndër shkencëtarët më të mirë në botë. Neuroshkencëtari Jorgos Paksinos ka zbuluar dhe emërtuar më shumë zona në trurin e njeriut nga çdokush tjetër në histori (94 bërthama) dhe njeh që çdo gjë, madje edhe ndjenjat, rrjedhin e kontrollohen nga truri.

70% reduktim i popullsive të kafshëve të egra në botë për 50 vjet

Postuar në 14 Tetor, 2022 00:31

Një vëzhgim i kryer nga WWF Living Planet dëshmon se për 50 vjetët e fundit popullsitë e kafshëve të egra janë reduktuar me 70%. 

Të dhënat janë vjelë nga 32 mijë popullsi për 5000 specie gjitarësh, zogjsh, amfibësh, reptilësh dhe peshqish dhe ato flasin për humbje shkatërruese në mbarë globin. 

Aktiviteti i njeriut konsiderohet shkaktari kryesor i kësaj humbjeje të madhe që cilësohet e jashtëzakonshme. 

Pages

Subscribe to RSS - Shkenca