Arkiv-Opinion

Himni i këtyre zgjedhjeve

Postuar në 07 Qershor, 2015 07:38

Edhe një herë me hap të vendosur, shumëngjyrësh, brohoritës, plot optimizëm, flamuj, protagonistë, sharje, premtime, ëndrra, harta, skica, shifra, potere, muzikë, po na afrohen zgjedhjet e reja. Njësoj si na afrohet fati kur dhe ku e vendos ai vetë, pa na pyetur fare ne. Dhe, sipas mënyrës së tij, secili tashmë e ka një gjykim të përafërt mbi atë çka po ndodh në këtë fushatë zgjedhore dhe se çfarë mund të ndodhë më pas.

Po jetojmë aktin final të rrënimit të ëndrrës europiane dhe demokratike*

Postuar në 06 Qershor, 2015 06:05

Marrëveshja ndërshqiptare, e vendosur me aktet konstitucionale të vitit 1991 dhe 1998, mbi vlerat themelore të Lirisë në Shtet dhe Ligjshmërisë, po shkon drejt rënies, isonomia e demokracisë drejt disbalancës sociale dhe krahinore. Pushteti është jashtë kontrollit të frenave dhe kundërpeshave të ndërtuara nga Sistemi, që ne shqiptarët kishim rënë në një mendje të pranonim ditën kur monumenti i Diktatorit ra në mes të Tiranës. Qarku autoritarist po mbyllet së bashku me afrimin e përmbylljes së procesit zgjedhor krahinuer 2015.

Nga Erion Veliaj te të rinjtë në politikë

Postuar në 05 Qershor, 2015 21:13

Më 25 maj, Andi Kananaj replikonte te Gazeta Dita me kritikët e Erion Veliajt. Kananaj përpiqet të satirizojë kritikat ndaj Veliajt për të zhvlerësuar si ato, si autorët e tyre. Kështu, duke i paraqitur kritikat ndaj Veliajt si qesharake, ai paraqet njëkohësisht vetë Veliajn si heroin që falë idealit dhe punës ngjitet nga fiqtë në ministër, dhe kritikët si ziliqarë të suksesit të tij. Nuk ka të diskutuar që Erion Veliajn e kanë zili. Patjetër që e kanë.

Borxhi dhe investimet publike

Postuar në 05 Qershor, 2015 06:33

Në 15 vjetët e fundit, investimet publike në Shqipëri kanë kapur shifrën mesatare 54 miliardë lekë në vit (rreth 383 milion euro në vit, me kursin e sotëm të këmbimit). Viti me shifrën më të lartë të investimeve publike ishte 2009-ta, kur investimet publike arritën në 97 miliardë lekë.

Nga ana tjetër, stoku i borxhit publik u rrit nga 320 miliard lekë në fillim të vitit 2001, në 977 miliardë lekë në fund të vitit 2014. Pra, mesatarisht në vit, është shtuar 47 miliard lekë borxh i ri (rreth 335 milion euro në vit, me kursin e sotëm të këmbimit).

Erion, asgjë personale!

Postuar në 05 Qershor, 2015 05:48

Në një intervistë të gjatë të mërkurën në ‘Abcnews’, Erion Veliaj gjeti rastin të sulmojë, për të disatën herë, median që unë drejtoj dhe mua personalisht. Ai shkoi deri aty sa të atakojë linjën editoriale të një televizioni të pavarur, të lëshojë akuza të pavërteta dhe madje të shantazhojë hapur një pushtet që nuk varet as prej tij dhe as prej qeverisë. Janë pushtete të ndara, bëjnë secili punën e tyre, ku qeveria ka detyrimin e transparencës dhe media rolin e qenit roje në emër të interesit publik.

“Referendumi popullor” – një bast i rrezikshëm për Bashën, sipas IPR-Marketing

Postuar në 04 Qershor, 2015 09:53

Në çdo meting elektoral dhe emision televiziv, udhëheqësi i koalicionit opozitar, Lulzim Basha, u bën thirrje votuesve të djathtë e të majtë që ta kthejnë 21 qershorin në një ditë referendumi popullor kundër qeverisjes së dyshes Rama-Meta. Për t’i dhënë kështu fund, sipas tij,  taksave të larta e çmimt të papërballueshëm të energjisë, si dhe për të bërë të mundur një TVSH të ulur për mallrat e shportës së domosdoshme të konsumatorëve.

Kur Vangjel Dule bëhet më shqiptar se çami

Postuar në 04 Qershor, 2015 09:24

Nga të gjitha trevat e etnike, Shqipëria duket se është e vetmja ku shqipfolësit kanë alergji të trashëguar për njëri-tjetrin, jo aq në nivel individual sesa në raporte enklavash.

Ta ndajmë qeverisjen lokale nga ajo qendrore

Postuar në 04 Qershor, 2015 07:16

Reporterët e të përditshmeve tona kanë cituar herë pas here ndonjë kandidat të shumicës qeverisëse në këto zgjedhje që të ketë futur si fare pa të keq në listën e avantazheve të veta në garën elektorale edhe “cilësinë” që buron prej faktit se ai, në ndryshim nga kundërshtari i tij që përfaqëson opozitën, e ka grurë muhabetin me qeverinë qendrore. Kjo është një histori e vjetër, apo jo? Kandidatët e mazhorancës e kanë kënduar këtë avaz në të gjitha zgjedhjet administrative që janë zhvilluar pas vitit 1990.

IPR-Marketing: Veliaj i afrohet koalicionit, Bojaxhi 11%, Dako i largohet Dumës, Sejdini 66%

Postuar në 03 Qershor, 2015 15:30

Kompania italiane IPR-Marketing ka zhvilluar baterinë e dytë të sondazheve në Shqipëri për televizionin Ora News. Kjo kompani zhvilloi sondazhe për këtë televizion edhe në vitet 2009 e 2013, para zgjedhjeve dhe ditën e zgjedhjeve. Në 2009-ën, rezultatet e zgjedhjeve u përputhën saktësisht me rezultatet e sondazheve tw saj, dhe në 2013-ën, pothuajse u përputhën saktësisht në nivel koalicioni.

Standardi Basha: Për Uashingtonin e japim Këlcyrën!

Postuar në 03 Qershor, 2015 04:59

Partia Demokratike e ka tërhequr kandidatin e saj në Këlcyrë 20 ditë para datës së zgjedhjeve.

Pa shpallur pse-të por duke i lënë të nënkuptohen, deklarata e demokratëve ka bërë publik një precedent në politikën shqiptare. Menjëherë pas saj ka ardhur edhe reagimi i Ambasadës Amerikanenë Tiranë, tonet përshëndetëse të së cilës qenë inkurajuese.Amerikanët e kanë kthyer pothuajse në kryefjalë të aksionit të tyre në raport me klasën politike shqiptare dekriminalizimin.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Opinion