Arkiv-Opinion

Sejdini zhgënjeu më shumë me shpjegimet që bëri

Postuar në 19 Qershor, 2015 07:10

Po duket se ndërhyrja sqaruese e Qazim Sejdinit, shoqëruar dhe me ndërhyrjen kryeministrore të tipit ultima ratio, e kanë mbyllur debatin që nisi pas publikimit të bisedës së përgjuar mes Sejdinit vetë e gazetarëve, në të cilën i bëhej një sintezë e shkëlqyer marrëdhënieve që ka mass-media me politikën, gazetarët me politikanët, financuesit e mediave me pushtetin apo gazetarët me profesionin e tyre.

Vota ime për Numrin 1, Gjergj Bojaxhi

Postuar në 19 Qershor, 2015 07:03

Në fletën e votimit për kryebashkiak të Tiranës, emri Gjergj Bojaxhi është renditur (me short) i pari. Dhe unë në atë fletë, do ta jap votën pikërisht për Numrin 1, Gjergj Bojaxhi. E di që vota është e fshehtë, por ligji shqiptar dhe tradita euroatlantike nuk është kundër shpalljes publike të votës.

Dhe meqë po e shpall publikisht votën, më duhet të jap edhe arsyen për të.

Qazim beu i Elbasanit dhe lalë Krosë të tjerë të Edi Ramës

Postuar në 19 Qershor, 2015 03:05

A e keni dëgjuar një bisedë të Qazim Sejdinit, kryetar prej dy mandatesh i bashkisë së Elbasanit, aktualisht në kërkim të të tretit? Po kuvendon me gazetarë lokalë të cilët i kërcënon ‘me lezet’. Nëse jo, ndoshta keni lexuar novelën Vjeshta e Xheladin beut të Mitrush Kutelit. Secila do ju jepte një atmosferë të tjetrës.

E folmja krahinore, përzier me mujsharinë e pushtetit, përzier më tej me një ngathtësi, në të shprehur e veprim, të viteve të shtyra, portretizojnë një qeveritar lokal shqiptar, një model që e njohim, nuk e pëlqejmë, por çfarë t’i bëjmë?

Për “autokritikën” e parë pas 23 Qershorit

Postuar në 18 Qershor, 2015 14:29

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, u bëri thirrje mbështetësve të tij të 23 Qershorit, të mos jenë indiferentë ndaj zgjedhjeve të 21 Qershorit, edhe pse shumë prej pritshmërive së tyre nuk janë bërë realitet. Në një fjalim, që u fokusua tek një reflektim i thellë mbi atë çfarë njerëzit mund t’i ketë mërzitur pas 23 Qershorit 2013, Edi Rama pranoi se qeveria është ende larg pritshmërisë për punësimin, luftës kundër varfërisë, shtetit ligjor etj.

Sindromi i Portës së Lartë

Postuar në 18 Qershor, 2015 08:11

Ore, ju si gazetarë pse nuk i pyesni këta ambasadorët që të nxjerrin emra e mbiemra të kandidatëve që akuzojnë si të inkriminuar? Ta thonë mor vlla, filani dhe filani”. Disa lexues të DITA-s bënin këtë pyetje pak ditë më parë, teksa çështja e kandidatëve të dyshuar me të kaluar kriminale në këto zgjedhje lokale, vërtitej sa tek një sallë konferencash, tek tjetra.

Meqë ra fjala te CV-të

Postuar në 17 Qershor, 2015 18:04

Kryeministri Edi Rama u tall sot me disa kandidatë të opozitës për CV-të që ata vetë kanë publikuar, duke argumentuar se njëri prej tyre shënon si aftësi përdorimin e Internet Explorer ndërsa një tjetër ka marrë diplomë te Universiteti Kristal. Kjo është një rrëfejë thellësisht e njëanshme e situatës. Rama bën mirë të shohë edhe CV-të e kandidatëve të vet në mënyrë që panorama që i jepet opinionit publik mbi kandidatët/deputetët apo ministrat të jetë e plotë.

Nga ta nisim?

"Opozita e vulës” dhe fryma opozitare

Postuar në 17 Qershor, 2015 13:44

Nëse i hedh një sy spotit të fundit elektoral të Lulzim Bashës, lexohet një qasje e re e tij ndaj kundërshtarit politik, Edi Ramës. I gjithë spoti, i ngjan një ankese publike, ku lideri i opozitës ndihet keq që PD-ja është vetëm dhe i ka të gjithë kundër. Në thelb ai duket sikur i thotë Edi Ramës “nuk kam gjë me ty, por me LSI-në, me Shpëtim Idrizin, me Bamir Topin, me demokristianët” etj. PD-ja e tij e re, e cila nuk po ia del dot të formojë identitet, po e bazon të ardhmen e saj, mbi ankesat ndaj partive të tjera që i bëhen aleate herë asaj, e herë Partisë Socialiste.

Gjasa të mira të Bojaxhiut për “Ne Shqipëria”

Postuar në 16 Qershor, 2015 15:56

Në të tria sondazhet rreth zgjedhjeve të 21 qershorit që ka publikuar IPR-Marketing (kompania italiane që parashikoi me sukses rezultatet e zgjedhjeve në 2009-ën dhe 2013-ën), të befason fakti që 10%-13% e tiranasve janë gati të votojnë për Gjergj Bojaxhiun, pavarsisht se vetëm 1% besojnë se ai do të jetë kryebashkiaku i ardhshëm i Tiranës. Pra, rreth 40 mijë votues shprehen se do votojnë për të, jo se besojnë se do të dalë i pari në garën për Tiranën.

Gabimi i Blushit, partia mbi të gjitha!

Postuar në 16 Qershor, 2015 09:25

Nuk është gjë e rrallë në politikë përdorimi i një parimi si armë, si mjet sulmi kundër rivalit që nuk ka respektuar parimin, por jo për të mbrojtur vetë parimin. Parimi bëhet kështu gjethe fiku e një qëllimi politik që nuk ka të bëjë fare me parimin vetë. Një kamuflazh të tillë na duket po përdor edhe deputeti Ben Blushi që kohët e fundit shfaqet tepër i shqetësuar për mungesën e demokracisë në PS. Por sa i vërtetë është ky shqetësim?

Korrupsioni në drejtësi dhe teatri i arrestimeve në Lezhë*

Postuar në 16 Qershor, 2015 05:19

Një nënë hyn në sherr me të birin dhe vjen një moment, në të cilin hahen fizikisht, duke dëmtuar njëri-tjetrin. Një syresh bën një padi, dhe kështu çështja i nënshtrohet vlerësimit në një proces penal. Prokurorët hartojnë një dosje, dhe dosja përfundon në duart e një gjyqtareje.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Opinion