Arkiv-Opinion

Fushata e Ramës rreth shkopit të Shqupit

Postuar në 12 Qershor, 2015 03:07

Edi Rama nuk po arrin dot ta fshehë nervozizmin e shkaktuar nga fushata e kundërshtarit të tij dhe, prej më shumë se një jave tashmë, po merret vetëm me sqarimin dhe komentimin e deklaratave të Lulzim Bashës. Në vend që si kryeministër dhe lider i një mazhorance të fortë të ishte një hap para opozitës, Rama ka ngecur në vend dhe po vërtitet  rreth “shkopit të Shqupit”, siç i pëlqen ta stigmatizojë ai kundërshtarin.

Rilindja ka nevojë për një tjetër opozitë

Postuar në 11 Qershor, 2015 10:09

Opozita politike sot është në rënie të shpejtë drejt humbjes së kredibilitetit të saj politik. Në prag të zgjedhjeve për pushtetin vendor, kjo rënie bëhet edhe më e rrezikshme për të ardhmen e shqiptarëve. Nëse vazhdon kështu, ka shumë rrezik që rilindja të gllabërojë edhe pushtetin lokal, duke i dhënë vetes një shumëfishim fuqie politike që në mendimin tim nuk shkon në favor të shqiptarëve. Por le të analizojmë situatën reale.

Detajet perverse të abuzimit të një mësuesi dhe ministrja

Postuar në 10 Qershor, 2015 09:56

Përpara se të flasim se çfarë ka ndodhur realisht gjatë atyre orëve në klasë, kur mësuesi mbyllej vetëm për vetëm me minorenen, dua të kërkoj kokën e Ministres së Arsimit. Është më e pakta që shoqëria civile, në një vend normal do të kërkonte. Një rrogëtar i kësaj ministrie, i paguar me paratë tona, madje dhe me paratë e prindërve  të viktimës, del që ka abuzuar me një nxënëse të vet, brenda ndërtesës së shtetit, me autoritetin që ia ka dhënë Ministria, dhe për të gjithë koka e Ministres mbase është pak.

 

Koka e Ministres

Nuk duhet të lejojmë që “të fortët” të kenë një rol publik

Postuar në 10 Qershor, 2015 07:15

Fundjavën e shkuar, në mes të trafikut në rrugën nga Tirana për në Durrës, më zunë sytë dy pamje. Njëra ish një makinë, në xhamin e pasmë të së cilës ishte vizatuar apo ngjitur një poster elektoral. Në të, siç mund ta shihni nga fotoja që munda ta shkrepja në ecje e sipër (është fotoja që shoqëron këtë shkrim), ishte shkruar: “Safet Gjici, Drejtimi i duhur për Kamzën”. Dy djem që ishin brenda makinës kishin pamje të fortësh, por kjo merret me mend. E kush tjetër s’do ta kish për gjë të bënte këtë spektakël nëpër rrugët e Shqipërisë me një poster elektoral të ngjitur pas makinës?

Kush qëndron pas sulmit ndaj Becchetti-it?

Postuar në 09 Qershor, 2015 08:35

Francesco Becchetti nuk është një shenjt. Aq më pak një bamirës. Nëse çdo njeri kurioz kërkon të informohet për të, mjafton të kërkojë në You Toube, emisionin kontrata të Sonila Meços. Nuk ka ngjarje më të shpifur gazetareske. Nuk ka lëpirje më të shëmtuar përballë një pronari bos, të cilit i sillen në studio njerzit të cilve u ka paguar kurimin e fëmijëve për të treguar sesa human dhe zemërgjerë është.

Fushata pa gjuhë

Postuar në 09 Qershor, 2015 07:14

    Kjo fushatë nuk ka gjuhë. Ndoshta është më e zbehta, më e stisura, më e papërgatitura dhe më kohëbjerrësja e të gjitha fushatave në këto 25 vite. Krerët e partive dhe vetë kandidatët i kanë hyrë detit të pozitivizmit për të tërë, a thua se gara kësaj radhe është mes atyre që nuk dinë të shajnë, nuk dinë të akuzojnë, nuk dinë të nxjerrin fjalë të keqe nga goja, por dinë vetëm të premtojnë.

Legjenda e Narajamës dhe versioni rilindas Beqaj-Veliaj

Postuar në 08 Qershor, 2015 07:49

Balada e Narajamës (në japonisht Narayama bushiko) është një film i vitit 1983 me regji të Shohel Inamura, që vinte  në skenë librin e Shichiro Fukaravës, që pati frymëzuar dhe regjisorin Keisuke Kinoshita në vitin 1958 për filmin homonim.

Unë e pata shikuar në ato vite nga TV-Titogradi, kanali Uhf, që kapej me të famshmet “kanoçe”. Më pati bërë përshtypje dhe kujtoj shpesh për subjekti e rallë, lojën e aktorëve dhe regjinë. Por kurrë asnjëherë nuk pata menduar se ajo histori do të rilindte në Shqipërinë e shekullit të 21.

Romë, atje ku mafia është më pranë pushtetit

Postuar në 08 Qershor, 2015 03:22

Të hartojë mafiet, t’iu dallojë rolin qendror në ekonominë botërore, të tregojë evoluimin e tyre, ja se çfarë bën, në mënyrë shkencore “Atlasi i mafieve. Historia, ekonomia, shoqëria, kultura” e botuar nga Rubbettino. Në Sallonin e Librit në Torino u paraqit vëllimi i tretë i kolanës. Për të folur për të ishin të pranishëm redaktorët Enzo Ciconte dhe Francesco Forgione dhe bashkë me ta ishte edhe prokurori i Romës, Giuseppe Pignatone.

Të sulmosh IPR-Marketing është turp ose injorancë statistikore

Postuar në 07 Qershor, 2015 16:16

Kur kompania italiane IPR-Marketing publikoi në Ora News sondazhet e para të saj rreth zgjedhjeve aktuale lokale në Shqipëri, politikanë të opozitës dhe analistë pranë saj i cituan gjerësisht rezultatet e atyre sondazheve. Dhe kuptohet përse.

Erion Veliaj, sipas atyre sondazheve, merrte vetëm 45% të votave në Tiranë, Halim Kosova merrte më shumë vota se koalicioni që e mbështët, Grida Duma ishte pothuaj barazim me Vangjush Dakon në Durrës, dhe Voltana Ademi ishe 20 pikë para Keti Bazhdarit në Shkodër.

Si ShBA krijoi Isis-in në Siri dhe Irak

Postuar në 07 Qershor, 2015 07:42

Lufta kundër terrorit, ajo fushata pa e pafundme e nisur 14 vjet më parë nga George Bush, po merr trajta shpërfytyruese gjithnjë e më groteske. Të hënën në Londër u rrëzua çështja gjyqësore kundër qytetari suedez, Bherlin Gildo, i akuzuar për terrorizëm në Siri, pasi u bë qartë se shërbimet sekrete britanike kishin armatosur të njëjtin grup rebelësh për të cilin gjykohej se i kishte mbështetur i pandehuri.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Opinion