Ankesa dhe llogaria e një klienti: “Vodafone” më vjedh”

Postuar në 02 Gusht, 2015 19:39

A e keni hasur edhe Ju këtë “dukuri”? Është fjala për atë që një zë i bukur, apo një sms ju thotë sesa lekë kanë mbetur në kartën tekefonike. Flitet për ulje tarifash, për rregullim tregu për shumëfisha të G-së, si dhurata për shqiptarët, por me sa duket ka një hile. Gazetari i gazetës “Tema” Bledi Mane, ka bërë një llogari të thjeshtë, si klient i komoanisë “Vodafone”: “Besoj shumica prej abonentëve të vodafone Albania, jemi klientë me parapagesë. Përdorim ofertat javore dhe mujore me shumicë por personalisht po ndjej se vodafone po vjedh hapur dhe pa pikën e finesës. Veçanërisht MB e internetit të grijnë nga lekët. Si fillim njoftohesh me një sms nga kompania e cila të paralajmëron se keni konsumuar 80% të kohës së blerë dhe më pas....asnjë lloj njoftimi tjetër. Paratë që keni në numurin tuaj zhduken pa paralajmërim. Ndërkohë telefonon 141 dhe shpreson se 8 mijë lekshi yt vazhdon të jetë aty në llogarinë tënde por, "I nderuar klient ju keni 1 lek të mbetura në kartën tuaj!!!
Imagjinoni që vodafone Albania ka rreth 500 mijë abonentë aktivë dhe sikur ti vjedhë gjithësecilit 500 lekë të vjetra në muaj fitimi i padeklaruar shkon në 250 milionë lekë të vjetra ose rreth 178 mijë e 500 eurooooooooo”. Duket si aritmetikë me leverdi edhe për shtetin kjo. Aritmetikë që duhet ta mësojë pak edhe kryeministri me ministrin e Financave, para se të kërcënojnë miletin me burg nëse një iks inspektor i kap pa shtypur kasën fiskale. Po fshati që duket s’do kallauz, tha. Plus që për këtë rast nuk ka se kujt numri t’i biesh.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.