Topalli kritika opozitës: PD-ja duhet të ishte më koherente gjatë dy viteve të fundit

Postuar në 04 Korrik, 2015 12:08

Jozefina Topalli,  ish-kryetarja e parlamentit, në një intervistë për “Zërin e Amerikës” shprehet se standartet zgjedhore më 21 qershor u cënuan rëndë. “Opozita duhet të jetë më e besueshme dhe të bëjë diferencën me koalicionin e majtë”. Ish-kryetarja e parlamentit, dhe ish-nënkryetarja e Partisë Demokratike Jozefina Topalli e cila dha dorëheqjen pas humbjes në zgjedhjet e 2013, analizon në një intervistë për Zërin e Amerikës, votën e 21 qershorit. Sipas saj, në zgjedhjet për pushtetin lokal, të cilat u humbën thellë nga e djathta, u cënuan rëndë standartet. Ajo megjithatë është kritike dhe me vetë opozitën e cila siç thekson Topalli, ka një rrugë të vështirë përpara dhe duhet të bëhet më e besueshme dhe të bëjë diferencën me koalicionin në pushtet. “Mendoj se gjykimi dhe shikimi nga vetja është një proces që duhet të jetë shumë më kompleks se sa vetë shikimi i numrave dhe diferencave të cilat gjithashtu kanë një domethënie shumë të madhe, dhe mbi çdo kuti votimi duhet bërë një analizë dhe kjo kombinuar me një gjykim tashmë të shtrirë jo vetëm të opozitës por dhe të komunitetit ndërkombëtar. Edhe po t’i referohemi raportit paraprak të OSBE-së, mbi faktin se këto zgjedhje nuk ishin të ndershme, nuk ishin të lira, nuk plotësuan standartet”, thotë Topalli. Duke folur për opozitën Topalli tha se “Opozita mund të ishte më e besueshme. Ndaj dhe analiza nuk është çështje thjesht strukture. Por është çështje përmbajtje, lidhje me qytetarët, mosnënshtrimi ndaj gënjeshtrës dhe një doze të fuqishme idealizmi për t’i ikur pragmatizmit. Unë mendoj se PD-ja duhet të ishte më koherente gjatë dy viteve të fundit në qëndrimet e saj”.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.