Skandali/ Barnat e skaduara me përmbajtje kimike te rrezikshme qëndrojnë në territor të hapur pa mbrojtjeje. Asnjë zgjidhje për asgjesimin e tyre

Postuar në 20 Korrik, 2015 00:03

Asnjë zgjidhje për asgjesimin e tonelatave me medikamente jashtë standartit. 5 muaj pas hedhjes në natyre të tonelatave me ilaçe të skaduara nga kompanitë dhe distributoret farmaceutik, heqja e tyre ka mbetur pa zgjidhje. “Vizion Plus” në një kronikë të trasmetuar prej tij thotë se drejtues të komunës së Zall Herrit, ku janë depozituar këto mbetje farmaceutike, u përpoqën të siguronin fondin prej 1 milionë lekësh për zhvendosjen e medikamenteve të rrezikshme, por pa rezultat. Ndërkohë pas zgjedhjeve te 21 qershorit, problemi i kalon Bashkisë së re të Tiranës. Barnat me përmbajtje kimike te rrezikshme u hodhën disa muaj me parë pranë lumit Tërkuzë dhe policia nisi hetimet pas publikimit te skandalit nga “Vizion Plus”. Në raportimin e tij “Vizion Plus” thotë se deri me sot, nuk ka asnjë të dhënë se cilët janë autoret e këtij krimi mjedisor, ndërkohë që policia u mjaftua qe bashkë me komunën te mblidhnin medikamentet ne disa thasë, për t’i lënë serish në një zonë pa asnjë lloj mbrojtjeje.

Comments

Submitted by Paul Tedeschini (not verified) on

<p>Anadoll hasapi.</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.