Shqipëria Solidare në Krujë, “Dixhitalizimi i ndihmës ekonomike shmang abuzimet”

Postuar në 18 Qershor, 2014 06:02

 

Ministri i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, z. Erion Veliaj në qytetin e Krujës prezantoi skemën “Shqipëria Solidare” për dixhitalizimin e Ndihmës Ekonomike. Në fjalën e tij, ministri Veliaj theksoi se në të kaluarën pagesa e ndihmës ekonomike nuk ka shkuar gjithmonë tek njerëzit në nevojë për shkak të abuzimeve të mëdha në komisionet mjekësore dhe të vlerësimit.

“Gjëja e parë që duhet të bëjmë është dixhitalizimi; pra, ta fusim të gjithë procesin në një sistem kompjuterik, çka nënkupton se nëpërmjet kartës së identitetit ne të kemi mundësinë të verifikojmë në databaza të tjera nëse dikush ka regjistruar një makinë, një pronë apo nëse del çdo fundjavë jashtë vendit”, tha z. Veliaj. Ministri shtoi se dixhitalizimi i skemës dekurajon ata njerëz , të cilët në kushte të tjera do të përpiqen të abuzonin. Qeveri mori një vendim që gjatë këtij muaj do të marrin ndihme ekonomike gratë, “Pra, ne i shpërblejmë njerëzit për sjellje të mirë”, tha ministi .

Projekti i mbështetur nga Banka Botërore ka të bëjë me ngritjen e Regjistrit Elektronik të përfituesve të Ndihmës Ekonomike dhe ndihmon në uljen e abuzimeve dhe rritjen e transparencës me këtë skemë. Risitë e këtij sistemi elektronik kombëtar të dhënash janë:

përfshirje sociale më e gjerë e kategorive në nevojë;

rritje të transparencës;

rritje të cilësisë së shërbimit të ofruar për ndihmën ekonomike;

shmangie të rasteve të abuzimit me skemën e ndihmës ekonomike dhe sistem pikëzimi për vlerësimin e ndihmës ekonomike.

 

 

http://www.sociale.gov.al/al/newsroom/deklarata-per-shtyp/shqiperiasolidare-ne-kruje-dixhitalizimi-i-ndihmes-ekonomike-shmang-abuzimet

 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.