Shënim: Për çfarë vlejnë sondazhet në internet rreth zgjedhjeve parlamentare

Postuar në 04 Tetor, 2012 18:45

Para ca ditësh gazeta Shekulli dhe aktualisht gazeta Shqip, i kanë ofruar lexuesve të faqeve të tyre në internet mundësinë për të regjistruar në mënyrë anonime preferencën e votimit të tyre për partitë politike që do të garojnë në zgjedhjet parlamentare në Shqipëri. Në sondazhin e Shekullit, rezultoi se PS-ja ishte partia e parë, me një diferencë të madhe nga partia e dytë, e cila nuk ishte PD-ja, por Aleanca Kuqezi (AK). Ndërsa deri në momentin kur po shkruhen këto rrjeshta, në sondazhin e Shqipit, rezulton se PS-ja ka një distancë edhe më të madhe se te Shekulli nga AK-ja dhe kjo e fundit e lë shumë prapa PD-në.

A mund të vlejnë këto sondazhe për të na dhënë një fotografi të përafërt të preferencave të elektoratit shqiptar? Absolutisht jo. Që një sondazh të përfaqësojë preferencat e një popullsie, ndertimi i kampionit duhet të bazohet në parimin e zgjedhjes së rastësishme nga sondazhisti, dhe jo në parimin e vetëzgjedhjes së të anketuarve.

Por për çfarë mund të vlejnë sondazhet në internet të gazetave Shekulli dhe Shqip? Në rastin më të mirë, për të na dhënë një fotografi të përafërt të preferencave të lexuesve të tyre. Në qoftë se i njëjti sondazh do të zhvillohej në faqet e gazetave Koha Jonë dhe Standard, gjasat do të ishin shumë të mëdha që fotografia të tregonte se parti e parë është PD-ja, me shumë pikë diferencë nga partia e dytë…

E.Zaloshnja

Comments

Submitted by alban (not verified) on

O zaloshnje un nuk e kuptoj per ca merreni kot me sondazhe kur dhe vete e dini qe ne shqiperi ato vlejne shum pak. Ju vete gjate zgjedhjeve te Tiranes dilnit ne tv dhe deklaronit pa perfunduar akoma numerimi i  gjysmes se kutive se me perlogaritjet tuaja shansi qe Rama te humbiste ishte me i vogel se 0.1 %, pra edhe fitorja me 10 vota diference,  do qe jashtzakonisht e paparashikueshme nga kompjutrat tuaj.

Submitted by Iluministi (not verified) on

Ed! Nuk i ka ndaluar njeri Kohen dhe Standardin te anketojnë. Ndosshta dhe e kane bere, por nuk i publikojne, ose do t'i ndermarrin etj.

Tani, si miku yt i vjeter, po te keshilloj diçka:

Ka kohe kur duhet te jemi objektivë - racionaliteti hap porten drejt te vertetes.

Por ka dhe kohe, kur i duhet lene shtegu hapur emocionit pozitiv. Kjo koha jonë ka më shume nevoje per kete te fundit - njerezit duan sa me shume hapesira te shprehen dhe te degjojne, pasi kane cdo dite perballe nje idiot te surrufjepsur qe nuk di te ndalet perpara asgjeje, qe i perdhosi te gjitha dhe do vijoje ta beje kete nese ti, une, ai e te gjithe bashke, te mos leme vend e mundesi pa thene ate qe duhet thene e per te bere ate, qe duhet ta kishim bere se bashku qe ne vitin 91 - sa shporrnim, por nuk mundem!

Submitted by Shkelzeni (not verified) on

Kete e ka thene disa dite me pare te gazeta Rilindja Demokratike, gazetari Hamit Taka, qe une mendoj se e ka trajtuar shume realisht. Ai ka theksuar, keta jane lexues dhe varet nga simpatia per gazetat.

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.