Rrjedhin votat tek ligji "Për arsimin e lartë". Nuk votuan Blushi, Angjeli, Braçe e Gaçi nga PS dhe PDIU-ja

Postuar në 23 Korrik, 2015 03:00

Jo të gjithë deputetët e mazhorancës kanë qenë dakord me projektligjin “Për arsimin e lartë në Shqipëri”. Në tërësi, sipas votimit me elektronikë, mori 78 vota pro dhe asnjë kundër. Kuvendi i Shqipërisë Ndërsa opozita u largua nga salla disa minuta para nisjes së votimit, duke e kundërshtuar procesin, por duke lënë vetëm kartat e votimit në fole për të quajtur prezencën në sallë. “Panorama” thotë se  veç të djathtëve që ikën, sipas sistemit të votimit të Parlamentit janë dhe 12 deputetë të maxhorancës së majtë, të cilët edhe pse rezultojnë sipas elektronikës prezentë në sallë, nuk kanë votuar. Pra janë 4 deputetë të Partisë Socialiste, që nuk kanë marrë pjesë në votim dhe një deputete e Lëvizjes Socialiste për Integrim. Konkretisht, sipas dokumentit zyrtar të votimit, deputeti i PS-­së, Ben Blushi, nuk ka marrë pjesë në votim, po ashtu edhe deputetët e majtë Anastas Angjeli, Erion Braçe dhe Artan Gaçi. Kurse nga LSI­-ja nuk ka marrë pjesë në votim deputetja Monika Kryemadhi. Projektligji i arsimit të lartë nuk është votuar as nga aleatët e rinj, pesë deputetët e Grupit Parlamentar të Partisë Drejtësi, Integrim dhe Unitet. Në dokumentin zyrtar të votimit, deputeti Shpëtim Idrizi quhet si prezent në sallë, por nuk ka votuar. E njëjta gjë edhe për deputetët e tjerë, Omer Mamo, Tahir Muhedini, Aqif Rakipi dhe Dashamir Tahiri. Ndërsa nga deputetët pa grup parlamentar, nuk ka votuar Tom Doshi, Vangjel Dule dhe Nard Ndoka. I vetmi që rezulton si mungues në sallë është deputeti Mark Frroku, i cili është në gjendje arresti. Bashkë me emrat, janë edhe kodet personale të secilit deputet në Kuvend.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.