Reforma, shkrihen policitë bashkiake. Kryetarët e bashkisë, kompetenca për të nxjerrë urdhra administrativë ndaj strukturave të Policisë së Shtetit

Postuar në 06 Korrik, 2015 07:04

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar sot një takim me të zgjedhurit vendorë. Kanë munguar përfaqësuesit e opozitës, e me këtë rast kreu i qeverisë ka deklaruar se do të bashkëpunojë me gjithkënd. Ndërkohë ai ka paralajmëruar se pjesë e ndryshimeve ligjore që burojnë nga ndarja e re territoriale do jetë edhe raporti mes kryetarit të bashkisë dhe policisë. “Jemi duke studiuar edhe përfshirjen e bashkive të reja drejtpërdrejt në çështjet e rendit publik. Këtu ka ardhur koha për një reformë të guximshme që duhet të çojë në shkrirjen e policisë bashkiake dhe në dhënien e kompetencave kryetarëve të bashkive për të nxjerrë urdhra administrativ ndaj strukturave të policisë së shtetit, që kanë të bëjnë me rendin dhe sigurinë. Është një reformë realisht shumë rrënjësore, por ne besojmë se është e domosdoshme për t’i dhënë kryetarëve të bashkive një forcë që nuk e kanë pasur deri më sot në raport me domosdoshmërinë për të siguruar rend, por edhe për të qenë krah për krah me qeverinë për frenimin përfundimtar të ndërtimeve të paligjshme dhe çdo përpjekje që dëmton infrastrukturën në Shqipëri”, shtoi ai.
s.z

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.