Qosja: Bashkimi Kosovë-Shqipëri në BE është baras me ndarje

Postuar në 21 Nëntor, 2012 16:37

Akademiku i njohur Rexhep Qosja gjatë fjalës së mbajtur në Konferencën e organizuar nga Ambasada e Kosovës në Tiranë, me temë “Roli i Kosovës në krijimin e shtetit shqiptar”, është shprehur se megjithëse shqiptarët kanë sot dy shtete, nuk mund të thuhet se programi kombëtar i Rilindjes Kombëtare Shqiptare, është realizuara plotësisht.

Sipas Qoses ajo mund të quhet e plotësuar pas bashkimit të Kosovës me Shqipërinë. “Bashkimi i Kosovës me Shqipërinë sot është një çështje shumë më tepër se politike dhe ekonomike: është një çështje ekzistenciale historike. Mund të thuhet kështu për disa arsye”, është shprehur Qosja.

Akademiku nënvizon se ideja për bashkim në BE “është ide demagogjike dhe mashtruese: Bashkimi i Shqipërisë dhe i Kosovës në Bashkimin Evropian është si bashkimi i Shqipërisë a i Kosovës, fjala vjen, me Francën, me Gjermaninë, me Çekinë, me Greqinë a me Luksemburgun”.

“Një bashkim i tillë i ndarë, jo vetëm se nuk mund të jetë bashkim, por mund të jetë largim gjithnjë e më i përshtrirë identitar ndërmjet Shqipërisë dhe Kosovës. Dhe, këtu mund të jetë burimi i dobësimit, madje, i shpërbërjes së identitetit të shqiptarëve. Nuk e thoshte kot një mendimtar i njohur: kaosi ndodh aty ku ndahen ato që duhet të jenë bashkë dhe bashkohen ato që duhet të jenë të ndara”, ka thënë ai.

Sipas Qoses “në Bashkimin Evropian shqiptarët do të mund të mbahen shumë më sigurt si komb me identitetin e tyre në radhë të parë në qoftë se Shqipëria dhe Kosova bashkohen para integrimit në atë Bashkësi shtetesh”.

Qosja kritikon qasjen politike e Shqipërisë ndaj Kosovës u përmbys me ardhjen në pushtet të kryeministrit, Sali Berisha. Pavarësisht kësaj politike kundër kombëtare ndaj Kosovës, të Berishës, Qosja thotë se lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës nuk do të mund të bëhej pa Shqipërinë.

“Politika e Shqipërisë shtetërore ndaj Kosovës, ndërkaq, do të përmbyset posaçërisht shumë, duke u bërë politikë jokombëtare dhe johistorike, sidomos në kohën kur në krye të saj, qoftë në cilësinë e kryetarit të shtetit, qoftë në cilësinë e kryeministrit të shtetit, do të bëhet kryetari i Partisë Demokratike të Shqipërisë, Sali Berisha. Dëshmi e kësaj që thuhet janë: deklaratat e tij të tipit se Kosova është djep i binjakëve shqiptarë dhe serbë; furnizimi i Serbisë, në të vërtetë i Jugosllavisë së mbetur, me naftë në kohën kur OKB-ja kishte vënë embargo ekonomike ndaj Serbisë; dëbimi prej Shqipërisë i pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. E të tjera”, është shprehur Qosja. /Shekulli/

Comments

Submitted by Saimir (not verified) on

Ndonese mendoj se Qosja eshte me komunist se Sali Berisha, nuk mund te mohohet qe ai eshte nacionalist. Dhe per kete pike, mendoj se, ka te drejte.Hyrja ne BE me dy entitete eshte ndarje perfundimtare e kombit.

Submitted by Albi (not verified) on

Jam dakort me profesorin, vetem bashkimi i plote eshte mbyllje e perpjekjeve historike qe filluan me Lidhjen e Prizrenit. Kurrgja tjeter sic do thonin vellezerit kosovar.

Submitted by Dardan (not verified) on

E shkrova edhe me pare... Sa pak intelektuale qe kemi ne shqiptaret!  Ne neper blogjet tona behemi edhe me intelektuar se Ajnshtajni dhe jo me te mos ja kalojem  Rilindasit te madhe dhe te fundit Rexhep Qosjes!  Na jane konddaminuar veshet nga alogjizmat e perfaqesuesve te rendit feudal (fashito-bylikbash), Na ka marre malli te degjojme te flitet shqip, Le te shpresojme sepse kemi perpara ngarje madhore dhe kjo madheshti mund te zgjoje edhe itelektualet e tjere qe flejne gjume nga frika e Mollok-ut te Tropojes.

Submitted by raimondi (not verified) on

Ka te drejte Qosja. Bashkimi midish nesh duhet bere perpara se te futemi ne EU__Se po u futem ne EU nuk behet dot asnje lloj bashkimi, pasi EU nuk te lejon _-Ndaj duhet qe Shqiepria te kekroje bashkimin Kosove Shqiperi  me nje referendum ne Kosove dhe ne prani te nderkomebtareve

Serbia me krimet qe beri Kosove e ka humbur Kosoven perjetesisht, shto ketu pastaj qe nga Serbia u larguan kombe qe ishin te njejte me serbet  dhe me numer shume te vogel, sic jane Malzezet ...Pra kur nuk jetojne me serbet vete malazezet qe jane i njejti komb me ta, si mund te jetojne shqiptaret e Kosoves ne nje shtet me serbet --Kjo eshte absurde  ta mendosh

Submitted by Ermelinda Shehu (not verified) on

Qosja eshte gati te thote absurditetet me te medha, mjafton te kundershtoje Berishen. Ne te vertete ata qe u tallen me Qosen jane Ramiz alia e te tjeret, po ai e ka te veshtire ta kuptoje sepse per te egzistuar i duhet dikush me te cilin te gerricet. Berisha kurre nuk ka denjuar t'i ktheje pergjigje dhe kjo e shtyn Qosen ne absurditete gjithnje e me te forta..

Submitted by abdullah toshi (not verified) on

Une mendoj se Qosja krahas gabimeve ne politik, ka edhe shume merita. Kosova dhe Shqiperia duhet bashkohen para integrimeve evropiane. Kush e ka percjelle politiken e din mire sesa i ka sherbyer ceshtjes shqiptare clirimi i Kosoves... Sikur te bashkoheshin Kosova dhe Shqiperia, ne do forcoheshim shume ekonomikisht, politikisht, etj. Pra edhe pjeset tjera shqiptare do rriteshin ne cdo aspekt...
Kush do te ishte kunder kesaj? Cdo shqiptare duhet ta kuptoj kete!

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.