Prova e radhës për Drejtësinë para vjeshtës së reformimit. Të hënën Fullani del para gjykatës

Postuar në 24 Korrik, 2015 05:41

Drejtësia shqiptare do të vihet në provë para se i gjithë sistemi t'i nënshtrohet një reformimi drastik sipas objektivit të shpallur nga kryeministri Rama. Përballë gjyqtarëve do të jetë një nga "peshqit" e mëdhenj të elitës financiare të vendit që u shkarkua pas skandalit të vjedhjes në Bankën e Shqipërisë. Pas një viti hetimesh, Prokuroria e Tiranës ka mbyllur hetimet për ish-Guvernatorin e Bankës së Shqipërisë, Ardian Fullani. Dosja për vjedhjen e 713 lekëve nga arka e thesarit është gati dhe të hënën do të dërgohet në gjykatë.
Ish-Guvernatori akuzohet për shpërdorim detyre si dhe për parregullsi në tenderët e rikonstruksionit të BSH-së dhe hotel “Dajtit”.
Fullani u arrestua më 5 nëntor 2014 ai u vu në pranga dhe togat e zeza caktuan si masë sigurimi paraqitjen në Policinë Gjyqësore një herë në muaj, të hënën e parë të çdo muaji në orën 10:00. Por i pandehuri arriti ta ndryshonte masën e sigurisë në “detyrim paraqitje”, duke rrëzuar vendimin e Apelit për “arrest me burg”. Gjasat që Fullani të dënohet me burg janë të pakta, pavarësisht këmbanave të alarmit dhe presionit në rritje për një gjyqësor të pavarur dhe të pa korruptuar.
l.m

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.