Pas gati 20 ditësh, Romney e pranon: “47%-ëshi i amerikanëve përtacë? Ishte absolutisht një gafë”

Postuar në 05 Tetor, 2012 04:28

Gafa e Romney-t lidhur me “47% të amerikanëve që s’kanë mundësi të paguajnë taksa federale” (la të kuptohet se janë dembelë, dhe se ai vetë as që ka ndërmend të merret me këta njerëz që presin veç nga qeveria, e që votojnë gjithnjë për Presidentin) ka qenë një refren i shtypit e medias liberale amerikane. Madje, dhe shtabi elektoral i Obama-s nuk ka lënë rast pa e përmendur këtë gafë, që në të vërtetë ra në sy të të gjithëve; edhe të republikanëve. Obama personalisht ia ka përmendur gjithashtu, por nuk u kuptua pse harroi ta bënte këtë në debatin që pati me të dy ditë më parë.

Pasi kjo gafë doli në shesh (ajo u bë në maj, por filmimi doli në shtator), Romney u mjaftua të deklaronte se “ajo që kish thënë nuk ish shumë elegante”. Ndërsa dje ka bërë një autokritikë të plotë. Në një intervistë në televizionin Fox News, i pyetur lidhur me këtë “47%”, ai tha: “Gjatë fushatës bëhen qindra e mijra fjalime e intervista, dhe është e pamundur të mos vijë momenti ku ti thua një gjepur. Në rastin konkret, unë thashë tamam një gjepur (“I said something that's just completely wrong”, tha ai në anglisht). Iu deshën gati 20 ditë për ta pranuar këtë gafë.

Re.Pu.

Comments

Submitted by bekim (not verified) on

<p>&nbsp;</p><p>&nbsp;po bej nje koment pa lidhje me shkrimin e mesiperm. &nbsp;Mora vesh qe &nbsp;te &quot;Mengjes me Endrin&quot; &nbsp; jane bere akuza te forta sot per menyren se si shperndajne parate e reklamave 2 kompanite e medha , mafjen e 35 % &nbsp;, &nbsp;kompanite ndermjetese qe bejne pazaret etj. &nbsp; do te kete mesa duket nje &quot;shkundje&quot; per transparence edhe ne kete aspekt apo jane pop corns qe plasin e nuk guxon kush ti cyte me tej?</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.