Përfaqësuesi i BE-së në Prishtinë “bën rezil” ministren e Tregtisë Bajrami: Po pushoni nga puna më profesionistët, po rrënoni ministrinë!

Postuar në 06 Korrik, 2015 12:02

Shefi i zyrës së BE-së në Prishtinë Samuel Zhbogar përmes një letre “pa doreza”, ka akuzuar sot direkt ministren e Tregtisë e Industrisë Hikmete Bajrami, për largimin nga puna të njerëzve profesionistë në ministri. Sipas Zhbogar, puna e mirë që është bërë në të kaluarën në MTI po rrënohet nga Bajrami, dhe nëse vazhdohet kështu, Kosova do të dështojë në të gjitha fazat e integrimeve evropiane. Në letër që e publikon Express, Zhbogar ka drejtuar një sërë kritikash për ndryshimet që Ministrja i ka bërë së fundmi në administratën e ministrisë, në sektorin e burimeve njerëzore, duke larguar nga puna njerëz profesionistë me performancë të shkëlqyeshme.

Zhbogar në këtë letër i ka shprehur Bajramit shqetësimin e thellë të BE-së për këto ndryshime, përmes të cilave, sipas tij, i ka tejkaluar standardet dhe principet më të rëndësishme të BE-së për sa i përket administratës publike, duke paralajmëruar se kështu do ta rrënojë Ministrinë. Përfaqësuesi nuk ka harruar të nënvizojë se me këto veprime të saj, Bajrami  ka rrezikuar edhe mbarëvajtjen e procesit të negociatave për Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit.

 

Letra e plotë: http://www.gazetaexpress.com/lajme/ekskluzive-samuel-zhbogar-leter-ministres-hikmete-bajrami-po-e-rrenoni-ministrine-113498/

 

a.k

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.