Përdoruesit e drogës në Shqipëri, persona me status të lartë ekonomik dhe intelektual. Porf dr.Zihni Sulaj: Në Toksikologji kemi pasur individë shumë të njohur

Postuar në 19 Korrik, 2015 11:26

Në Shqipëri, shifrat e larta të përdoruesve të drogës nuk i referohen vetëm grupeve të riskut. Sipas statistikave të Institutit të Shëndetit Publik, rreth 5% e përdoruesve të drogës janë persona me status të lartë ekonomik dhe intelektual, përfshirë dhe persona VIP. Një pjesë mirë  e personave të njohur që janë konsumatorë të drogës janë trajtuar në Shërbimin e Toksikologjisë në QSUT, shumë prej tyre i drejtohen klinikave të huaja, ndërkohë që të tjerë e vuajnë  pa u trajtuar për shkak se druajnë  t’u mësohet fakti i të qenit përdorues droge.

Shefi i Shërbimit të Toksikologjisë, Porf dr.Zihni Sulaj pohon në një prononcim për “Top Channel” se numri i këtyre personave  që janë të varur nga droga është edhe më i lartë se sa ai që deklarohet. “Ne kemi pasur individë shumë të njohur këtu, që kanë përfunduar për shkak të drogës, edhe pse nga ekonomia kanë qenë mjaft mirë dhe me një status social dhe kulturor të mirë, por drogë nuk të pyet. Këta individ janë gjithmonë anonim, për t’i nxitur, për t’i kuruar e mbështetur. Shoqëria nuk përfiton gjë që t’i stigmatizojë. Ky fenomen duhet pranuar dhe duhet luftuar edhe nga ata që nuk kanë lidhje”, shprehet Zihni Sulaj. Nuk është vetëm stresi, pohon Prof. Zihni Sulaj, por edhe liria e shfrenuar dhe pasuria e tepërt që i çon këta persona drejt përdorimit të drogës .Dhe se kjo kategori përdor droga të forta. 

Comments

Submitted by fillestari (not verified) on

<p>&quot;liria e shfrenuar dhe pasuria e tepert i con keta persona drejt perdorimit te droges&quot;... fraze e mjekesise se shekulit te 19te! Shpresoj qe kjo te kete qene nje shprehe e prodhuar nga mbi-interpretimi i gazetarit dhe jo deklarate e Dr Sulajt...</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.